VLORË- Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si në herët e tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.
Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt. Ky rikthim në LRI dhe falenderimi i Ardit Çelës, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat, e përloti atë.
Monika Kryemadhi e përlotur në kampin e LRI-së
Kryemadhi është parë gjithnjë e më shumë larg LSI-së, ku pas 25 prillit, ku kjo forcë politike e themeluar nga presidenti Ilir Meta dhe e drejtuar nga bashkëshortja e tij, arriti të merrte vetëm 4 mandate, edhe pse para zgjedhjeve trumbetuan se do kishin një rezultat historik, por nuk rezultoi kështu.
Dalja e fundit e Kryemadhit ishte ajo në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo si drejtuese e LSI-së, por si Zonja e Parë e vendit, një post që më herët kishte refuzuar ta merrte. Kjo ngjalli edhe një dyzim të mbështetësve të LSI dhe elektoratit të kësaj partie, se si do e shohim në vijim Kryemadhin, edhe pse ajo ka zgjedhur një heshtje totale. Mbetet për të pritur shtatorin...
Pirdh Pirdh se lerohesh o ardit k..e
PërgjigjuDoli perseri surrat kali, mendova mos kishte hyre ne burgut me gjithe ato vjedhje dhe shkaterrime qe i ka bere Shqiperise
PërgjigjuBaxhella Monik!
Përgjigju