Nga Vlora, aty ku zhvilloi sot një takim me qytetarët, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim që në zgjedhjet e 11 majit do ia dalin.
Ai tha se asnjë votë e kësaj partie nuk ka për t’u prekur nga askush, pasi do të ketë vëzhgues në çdo tavolinë numërimi.
‘Nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Përkundrazi, mesa shoh do a dalim shumë më shpejt se çmendoja. Në datën 11 maj, për të gjithë ata që thonë se do të vjedhim votat e Partisë Mundësia, do jemi aty në çdo tavolinë numërimi. Asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush.
U bëj thirrje të gjithëve, kemi 1 mijë vëzhgues dhe kushdo që të bëhet vëzhguesi ynë, u ftoj të bëheni pjesë e jona për të mbrojtur votat tona. Për të gjithë ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim. U jap fjalën se me ata dhjetëra deputetë që do të ketë Partia Mundësia, nëse ne nuk bëjmë më shumës e çdo bëjnë të gjithë të tjerët në opozitë, unë ju ftoj të vini dhe të ma thoni në sy. Për herë të parë shqiptarët e ndershëm do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë që nuk do t’i shesë', tha ai.
Agron Shehaj u shpreh me vendosmëri se 10 nga deputetët e partisë Mundësia do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetë të tjerë në parlamentin e ardhshëm.
“10 nga ne do bëjnë më shumë se ç’do bëjnë 50-60 deputetët e tjerë. Ajo që kam bërë unë në 8 vite në parlament nuk është asgjë në krahasim me atë që do bëjmë ne në parlamentin e ardhshëm. Për herë të parë, shqiptarë të ndershëm që duan t’ia dalin me punë të ndershme në këtë vend, do kenë përfaqësues që nuk do t’i shesin’, tha Shehaj.
Komente
