Në bankën e dëshmitarit në Gjykatën Speciale të Hagës, vijon të japë dëshminë e tij, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin,i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
I pyetur nga gjykata nëse Rubin ka dijeni për kërcënimet që Hashin Thaçi mund t’i ketë bërë dy anëtarëve të delegacionit të Kosovës në Rambuje, të cilët nuk ishin pjesë e UÇK-së, ish-zyrtari amerikan është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë kërcënimi fizik.
Ndër të tjera, ai shton se Thaçi është kërcënuar nga sekretarja e shtetit Madeline Albright, me qëllim për të detyruar ish-presidentin të firmoste marrëveshjen e Rambujesë.
“Ta ndajmë kërcënimin fizik nga ai moral. Jo nuk e kam ditur që ka pasur kërcënim fizik, por e di që ka pasur presion ideologjik pro ose kundër pavarësisë sepse kjo ishte kryesorja për lëvizjen gjatë luftës. Kështu që Albright e ka kërcënuar Thaçin duke i thënë se nëse nuk nënshkruan, nëse i lë njerëzit e pambrojtur nga serbët... kam dëgjuar edhe se është kërcënuar edhe Demaçi”, tha Rubin.
Lajmi kryesor:
Përfundon dëshminë ish-zyrtari amerikan James Rubin në Hagë: Thaçi u ‘kërcënua’ nga Albright për firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë! Ai s'ka qenë asnjëherë komandant
K.B/ReportTv.al
