Ilir Daja, trajneri i Dinamos

Sport

Në Durrës i pret Teuta, Ilir Daja: Dinamo, koha për autokritikë

9 Shkurt, 20:41| Përditesimi: 9 Shkurt, 20:42

  • Share

Teuta dhe Dinamo luajnë të hënën në orën 17:00 për raundin e 24-t në Superligë. Në prag të këtij takimi për mediet foli edhe Ilir Daja, trajneri i Dinamos. Ai u ndal te dy barazimet radhazi të të tijve në kampionat, ndërsa kërkon autokritikë edhe pas humbjes me Skënderbeun në Kupë.

“Reagimi pas humbjes në Kupë - Vijmë nga humbja në Kupë dhe Kupa ka një specifikë të veçantë, kështu që do ta trajtojmë në momentin e ndeshjes së kthimit. Kemi dy barazime, me Partizanin në transfertë dhe me Skënderbeun. Kemi pasur një problematikë që tashmë dihet, me kontigjent të limituar. Por kjo u ka ndodhur gjithë ekipeve dhe nga virozat nuk po dihet se sa do të jetë kontigjenti të nesërmen.

Sfida kundër Teutës - Me Teutën është një ndeshje e vështirë, sepse gjithmonë të luash në Durrës ka vështirësi, por edhe për pozicionin që ka skuadra kundërshtare. Kemi objektivat tona, e kemi marrë seriozisht ndeshjen, sepse nëse duam fitoren, me grupin që kemi duhet të djersisim shumë.

Rivaliteti në fushë - Teuta, përveç pozicionit në klasifikim, të tjerat i ka pozitive. Kam parasysh luftën e fortë në fushë brenda rregullave dhe faktin që luan mirë futboll. Kemi parë pikat e forta që ka Teuta dhe pikat jo të forta. Nuk kemi pasur shumë kohë, sepse në mesjavë kishim edhe ndeshjen e Kupës, kurse kundërshtari jo. Por duhet të fokusohemi te veprimet tona, që të diktojmë ndeshjen, sepse ndryshe do ta kemi të vështirë.

Golat - Na duhet të rregullojmë balancën mes golave të shënuar dhe atyre të pësuar. Të përmirësohemi në lojën mbrojtëse, sepse në disa ndeshje kemi pësuar edhe lehtësisht. Me ardhjen e gjithë kontigjentit në dispozicon, do kemi më shumë alternativa, por tani do të mundohemi të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi”, tha Ilir Daja.

Me 39 pikë Dinamo mban vendin e katërt në renditje, ndërsa Teuta me 23 pikë ka katër humbje radhazi dhe ndodhet në pozitën e parafundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?