TIRANË - Partizani dhe Tirana barazuan 1-1 në nisje të javës së 24-t në Superligën shqiptare të futbollit, në derbin numër 177 në histori mes tyre. Këtë të diel (09 shkurt 2025) sfida për herë të parë u zhvillua në "Arenën e Demave", shtëpinë e Partizanit. Për herë të tretë këtë sezon skuadrat ndahen në paqe sa i takon anës sportive, teksa në tribuna dhe në fushë pati përleshje, me arbitrin Eldorjan Hamiti që akordoi shtatë kartona të kuq, katër për lojtarët në fushë.
Nisja e ndeshjes me 30 minuta vonesë dhe sherri mes tifozëve
E programuar për të nisur në orën 13:30, ky duel mori jetë në orën 14:00 për shkak se skuadra e Tiranës shkoi me vonesë në stadium, kjo pasi policia mbërriti jo në kohën e duhur për ta shoqëruar nga hoteli.
Kur pritej që lojtarët të dilnin në fushë për nxehmjen, tifozët e Partizanit lanë tribunat dhe sulmuan ata të Tiranës. Për fat ndërhyrja e policisë në kohë bëri që të shmangej një përleshje më e madhe. Shkopinjtë dhe sendet e forta nuk munguan në drejtim të të dyja tifozervive, me policinë që krijoi një perimetër të gjerë sigurie dhe në stadium nuk ishin më shumë se 3.500 tifozë. Nga përleshjet mbeti i plagosur edhe një oficer policie i cili u dërgua për mjekim në spital, teksa u ndaluan dy tifozë të Partizanit.
Për situatën e krijuar reagoi edhe klubi i Partizanit. "Demat" shpjegojnë se kanë kërkuar disa herë takim para derbit me Drejtorinë e Policisë të Komisariatit numër 4 në Tiranë, duke qenë se kjo ishte hera e parë që sfida luhej në këtë impiant, por diçka e tillë është refuzuar në "mënyrë arrogante".
Ndeshja
Me qetësimin e situatës protagonistë në fushë u rikthyen futbollistët. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për Tiranën. Ishte Ernest në minutën e 29-të që kaloi në epërsi Tiranën. Bardheblutë vijuan të ishin më kërkues në fushë, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Sembene në minutën e fundit të ndeshjes. Një krosim nga këndi i Taipit bëri që Sembene të kërcente mbi të gjithë. Duhet thënë se para këtij rasti të kuqtë kishin disa mundësi të mira shënimi, por Selmani dhe shtylla ua kishin mohuar.
Sherri në fushë dhe kartonat e kuq
Pas barazimit 1-1 nga Partizani dhe festës së kuqe, në fushë nuk munguan ngacmimet. Si fillim lojtarët në fushë dhe ata në stol u përleshën mes tyre, aq sa katër protagonsitë në fushë dhe tre në stol për të dyja skuadrat. Bytyçi, Taipi dhe Gudjufi u ndëshkuan me të kuq nga Partizani, ndërsa Sembene me të verdhë pasi hoqi fanellën. Nga ana tjetër Marku, Gjumsi, Kozi dhe Mici u ndëshkuan me karton të kuq te bardheblutë.
Renditja
Në fund 1-1 dhe Partizani me 40 pikë mban vendin e dytë, duke pasur tre barazime radhazi. Nga ana tjetër Tirana vijon krizën dhe me 23 pikë pozicionohet në vendin e tetë.
Statistika
Ky ishte derbi numër 177 mes dy skuadrave. Për herë të tretë radhazi këtë sezon dy skuadrat ndahen në barazim, dy të parat 0-0 dhe ky i sotmi 1-1. Në dhjetë ndeshjet e fundit mes tyre, Partizani ka pesë fitore dhe pesë ndeshje kanë dalë barazim.
Fitorja e fundit e Tiranës daton në datën 2 tetor 2022 me dopietën e Redon Xhixhës. Kështu, Tirana ka dy vite e katër muaj pa fitore në derbi.
Ndeshjet e tjera të ditës
Në dy ndeshjet e tjera të kësaj të diele për raundin e 24-t në Superligë te tri pikët dolën Egnatia dhe Vllaznia.
Në "Elbasan Arena" vendasit e AF Elbasanit u mposhtën 1-2 nga Egnatia. Regi Lushkja dhe Leo Melo (një ish) shënuan për miqtë, teksa Tsague në minutën e tretë shtesë shkurtoi për vendasit, por pa festuar pasi mbi shpinë i rëndonte penalltia e humbur në pjesën e parë. Me 45 pikë Egnatia vijon të jetë në krye të Superligës.
Në "Loro Boriçi" Vllaznia fitoi 3-0 kundër Bylisit. Pjesa e parë në Shkodër u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 55-të Camara shënoi autogol për t'i dhënë epërsinë vendasve. Stojanovic dhe më pas Kahrimanovic ishin autorët e dy golave të tjerë për Vllazninë, e cila me 43 pikë pozicionohet në vendin e dytë. Për Bylisin kjo ishte humbja e tretë radhazi, teksa Nevil Dede pas ndeshjes ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i stolit ballshiot.
Superliga shqiptare, raundi 24:
E diel, 09 shkurt 2025
13:30 Partizani 1-1 Tirana
17:00 AF Elbasani 1-2 Egnatia
17:00 Vllaznia 3-0 Bylis
E hënë, 10 shkurt 2025
17:00 Skënderbeu - Laçi
17:00 Teuta - Dinamo
Renditja:
SHKODËR - Pas humbjes 3-0 nga Vllaznia në "Loro Boriçi", Nevil Dede ka deklaruar se ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Bylisit. Trajneri e ka marrë këtë vendim për të mirën e skuadrës, pasi siç shpjegoi për mediet duhet një ndryshim pas tre humbjeve radhazi.
“Ajo që më vjen keq është se që ditën e parë që kam shkuar në Ballsh me këta djem, kam thënë me plot gojën që kam bindje dhe jam munduar të bëj më të mirën. Por në momente të caktuara, besoj se një ndryshim figure do u bënte mirë këtyre djemve.
Mbi të gjitha do të falënderoj presidentin për suportin, por në fund një ndryshim figure ndoshta sjell përmirësim për skuadrën. Dhe ajo që doja të thosha, kur ka nevojë ndryshim për përmirësimin, figura jam unë dhe jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, këtë diskutim pata me presidentin për të mirën e kësaj skuadre.
Për tre ditë nuk mund të bëja lëvizje se do të dukej jo etike. Por në këtë moment mendoj se ndryshimi do sjellë përmirësim, jam krenar për punën dhe rezultatet e kënaqësitë.
Në momente të caktuara do pranojmë gjithçka, jemi në kohë, edhe klubi është në kohë të japë vendimin e duhur. Unë kam marrë vendimin dhe ia kam shfaqur presidentit, gjithmonë duke shpresuar që të bëhet më e mira për këta djem", tha Dede.
50-vjeçari u ul në stolin e Bylisit më 25 shtator 2024 dhe e ka drejtuar ekipin në 18 ndeshje.
Përplasja mes tifozëve në "Arenën e Demave" para derbit Partizani 1-1 Tirana ka sjellë edhe reagimin e klubit të kuq, që ishte edhe organizator. "Demat" shpjegojnë se kanë kërkuar disa herë takim para derbit me Drejtorinë e Policisë të Komisariatit numër 4 në Tiranë, duke qenë se kjo ishte hera e parë që sfida luhej në këtë impiant, por diçka e tillë është refuzuar në "mënyrë arrogante".
Veç saj, Partizani shprehet se sjellja e disa drejtuesve dëmton reputacionin e Policisë së Shtetit, pasi ndeshja fillimisht nuk u mor përsipër nga ata. Hetim për përgjegjësit e kësaj situate, këtë kërkon klubi i kuq. Kujtojmë se një efektiv policie mbeti i plagosur dhe u desh të dërgohej në spital për mjekin, teksa u ndaluan dy tifozë të Partizanit.
Reagimi i plotë:
FK Partizani dënon me forcë incidentet e ndodhura sot në derbin e zhvilluar në Arena e Demave, incidente që mund të ishin shmangur nëse strukturat përgjegjëse do të kishin vepruar me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm.
Që prej datës 3 shkurt 2025, përfaqësuesit e klubit tonë kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur takim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Komisariatin nr. 4, për të bashkëpunuar dhe koordinuar organizimin e derbit në këtë stadium, duke qenë se ishte hera e parë që ky takim zhvillohej në këtë arenë. Me keqardhje, jo vetëm që drejtuesit e këtyre institucioneve refuzuan të takoheshin me ne, por me një arrogancë të pashpjegueshme deklaruan se nuk e marrin përsipër sigurimin e këtij eventi, duke kërkuar të mos kontaktohen më për këtë çështje.
Gjithashtu, kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, me qëllim që ky takim të zhvillohej normalisht, duke përfshirë të dyja tifozeritë në stadium. FSHF na ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes dhe ka kërkuar nga ne të marrim masat përkatëse në kuadër të përgjegjësive që ka një klub futbolli, të cilat i kemi respektuar maksimalisht.
Sot, si pasojë e së njëjtës mendësi të papërgjejgjshme dhe arrogante, Policia e Shtetit mbërriti me vonesë në takim, duke krijuar një boshllëk sigurie, i cili bëri që përplasjet mes dy tifozerive të transferoheshin brenda në stadium. Pamjet e shëmtuara të dhunës, të ndodhura para fillimit të takimit, janë një pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së koordinimit, bashkëpunimit dhe gatishmërisë nga ana e Policisë.
Si rezultat, me keqardhje konstatojmë se disa tifozë dhe efektivë policie u lënduan, një situatë që mund të ishte shmangur plotësisht nëse përgjegjësit e rendit do të kishin kryer detyrën e tyre me seriozitetin dhe përkushtimin që kërkon një event i tillë. Kjo sjellje e disa drejtuesve të papërgjegjshëm në Policinë e Shtetit dëmton reputacionin e këtij institucioni dhe cenon besimin e qytetarëve tek forcat e rendit.
FK Partizani kërkon një hetim të plotë dhe përgjegjësi konkrete për dështimet e sotme, si dhe një rishikim të qasjes së Policisë ndaj organizimit të eventeve sportive, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më. Klubi ynë ka qenë dhe do të mbetet i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve.
FK PARTIZANI
Partizani dhe Tirana barazuan 1-1 në derbin numër 177-të mes tyre në histori. Për raundin e 24-t të këtij sezoni në Superligë, dy skuadrat shënuan nga një gol, teksa sfida u shoqërua me dhunë në tribuna dhe fushë.
Pas ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic. Serbi tha se të tijtë meritonin tri pikë pasi dominuan sfidën, ndërsa lojtarët e Tiranës shtriheshin në fushë.
“Ishte derbi dhe pritej gjithçka. Tifozët tanë kanë bërë një ambient të shkëlqyer dhe na kanë përkrahur në çdo moment. Nuk jam plotësisht i kënaqur me barazimin 1-1. Nuk duhet të jemi arrogant, po të mos ishte Tirana nuk do të ekzistonte ky derbi.
Për mua e kemi dominuar ndeshjen nga minuta e parë te e fundit. Ishte vetëm çështje kohe se kur Partizani do të shënonte dhe tifozët tanë e ndienë këtë gjë dhe na karikuan në çdo moment. T
irana gjeti golin vetëm në saj të cilësive individuale që ka në ekip, ne kemi dalë përpara dhe kemi krijuar shumë momente. I dhamë mundësinë Tiranës që të provonte kundërsulmin dhe kjo është normale se ishim hedhur përpara. Ngaqë kishim krijuar hapësira mbrapa, Tirana mund të na ndëshkonte me gol tjetër.
Morali te ne është i lartë dhe arritëm që të shënonim prapë në fund. Por edhe para atij goli që shënuam, kishim dy momente të pastra shënimi. Megjithë respektin për Tiranën, por ai goli i Ernest i mbajti gjallë.
Në shumë momente ishin inferiorë, shtriheshin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të ndaluar ritmin e ndeshjes. Në pjesën e parë ishim dominues të ndeshjes, ishte e qartë për të gjithë.
Ne vazhduam me ritmin e lartë dhe këtë i thashë edhe lojtarëve. Barazuam në fund dhe i bie që të jemi ne më të kënaqur, por në përgjithësi, duhej të merrnim më shumë", tha serbi i stolit të Partizanit për RTSH Sport.
Pas barazimit 1-1 në derbin kundër Partizanit në Superligë, trajneri Bledi Shkëmbi i Tiranës tha se të tijtë kanë lënë dy pikë këtë të diel. Korçari i stolit të bardhebluve hodhi dyshime për një faull para golit të barazimit të Partizanit, i cili erdhi në minutën e fundit.
"Nuk më djeg si humbje, duhej ta kishim fituar ndeshjen, kishim momentet tona për ta dërguar në 2-0. Pavarësisht se nuk bëmë një lojë të bukur, bëmë maksimumin e mundësive tona. Jemi të mërzitur për dy pikë që lamë sot, për situatën ku ndodhemi, por duhet të dalim nga kjo situatë ku gjendemi.
Duhej të ishim më të qartë pas golit me mënyrën sesi qarkullonim topin. Kemi pësuar atë golin në fund, por duke e parë nga jashtë, ai gol ishte më shumë meritë e kundërshtarit se gabimi ynë.
Lojtarët më thanë se para asaj goditje këndi ishte një faull që nuk u dha për ne, më pas erdhi goditja nga këndi dhe u shënua goli. Është dhe pak fati i keq këtu.
Kemi bërë shumë mirë sot, kemi luajtur në një stadium që nuk jemi mësuar më parë, ishim më afër dyfishimit të rezultatit, por nuk mjafton vetëm kaq për situatën ku ndodhemi", tha mes të tjerave Bledi Shkëmbi për RTSH Sport.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)