Presidenti i Bylis Besnik Kapllanaj dhe Nevil Dede

Sport

Tre humbje radhazi, Nevil Dede jep dorëheqjen si trajner i Bylisit

9 Shkurt, 19:50| Përditesimi: 9 Shkurt, 19:52

  • Share


SHKODËR - Pas humbjes 3-0 nga Vllaznia në "Loro Boriçi", Nevil Dede ka deklaruar se ka paraqitur dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Bylisit. Trajneri e ka marrë këtë vendim për të mirën e skuadrës, pasi siç shpjegoi për mediet duhet një ndryshim pas tre humbjeve radhazi.

 “Ajo që më vjen keq është se që ditën e parë që kam shkuar në Ballsh me këta djem, kam thënë me plot gojën që kam bindje dhe jam munduar të bëj më të mirën. Por në momente të caktuara, besoj se një ndryshim figure do u bënte mirë këtyre djemve.

Mbi të gjitha do të falënderoj presidentin për suportin, por në fund një ndryshim figure ndoshta sjell përmirësim për skuadrën. Dhe ajo që doja të thosha, kur ka nevojë ndryshim për përmirësimin, figura jam unë dhe jo më larg se pas ndeshjes me Egnatian, këtë diskutim pata me presidentin për të mirën e kësaj skuadre.

Për tre ditë nuk mund të bëja lëvizje se do të dukej jo etike. Por në këtë moment mendoj se ndryshimi do sjellë përmirësim, jam krenar për punën dhe rezultatet e kënaqësitë.

Në momente të caktuara do pranojmë gjithçka, jemi në kohë, edhe klubi është në kohë të japë vendimin e duhur. Unë kam marrë vendimin dhe ia kam shfaqur presidentit, gjithmonë duke shpresuar që të bëhet më e mira për këta djem", tha Dede.

50-vjeçari u ul në stolin e Bylisit më 25 shtator 2024 dhe e ka drejtuar ekipin në 18 ndeshje.


Lajmi kryesor:

Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?