Aleksandar Veselinovic

Sport

Partizani barazoi në minutën e fundit, Veselinovic: Merituam tri pikët, Tirana shtrihej në fushë

9 Shkurt, 16:52| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:53

  • Share

1738669155_aleksandarveselinovic.jpg
Partizani dhe Tirana barazuan 1-1 në derbin numër 177-të mes tyre në histori. Për raundin e 24-t të këtij sezoni në Superligë, dy skuadrat shënuan nga një gol, teksa sfida u shoqërua me dhunë në tribuna dhe fushë.

Pas ndeshjes për mediet foli edhe trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic. Serbi tha se të tijtë meritonin tri pikë pasi dominuan sfidën, ndërsa lojtarët e Tiranës shtriheshin në fushë.

 “Ishte derbi dhe pritej gjithçka. Tifozët tanë kanë bërë një ambient të shkëlqyer dhe na kanë përkrahur në çdo moment. Nuk jam plotësisht i kënaqur me barazimin 1-1. Nuk duhet të jemi arrogant, po të mos ishte Tirana nuk do të ekzistonte ky derbi.

Për mua e kemi dominuar ndeshjen nga minuta e parë te e fundit. Ishte vetëm çështje kohe se kur Partizani do të shënonte dhe tifozët tanë e ndienë këtë gjë dhe na karikuan në çdo moment. T

irana gjeti golin vetëm në saj të cilësive individuale që ka në ekip, ne kemi dalë përpara dhe kemi krijuar shumë momente. I dhamë mundësinë Tiranës që të provonte kundërsulmin dhe kjo është normale se ishim hedhur përpara. Ngaqë kishim krijuar hapësira mbrapa, Tirana mund të na ndëshkonte me gol tjetër.

Morali te ne është i lartë dhe arritëm që të shënonim prapë në fund. Por edhe para atij goli që shënuam, kishim dy momente të pastra shënimi. Megjithë respektin për Tiranën, por ai goli i Ernest i mbajti gjallë.

Në shumë momente ishin inferiorë, shtriheshin për të kërkuar ndihmë mjekësore për të ndaluar ritmin e ndeshjes. Në pjesën e parë ishim dominues të ndeshjes, ishte e qartë për të gjithë.

Ne vazhduam me ritmin e lartë dhe këtë i thashë edhe lojtarëve. Barazuam në fund dhe i bie që të jemi ne më të kënaqur, por në përgjithësi, duhej të merrnim më shumë", tha serbi i stolit të Partizanit për RTSH Sport.


Lajmi kryesor:

Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?