EURO 2024/ 'Në ekip ka konkurrencë, i bën mirë Kombëtares', Ylber Ramadani: Ja cili do të jetë çelësi i suksesit përballë Italisë

9 Qershor, 12:51| Përditesimi: 9 Qershor, 12:56

  • Share

Kombëtarja ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në Kaiserau dhe është ekpi i parë që zbret në tokën gjermane për Euro 2024. Kuqezinjtë sot janë lënë pushim nga Sylvinho, për të nisur ditën e nesërme përgatitjet për duelin me Italinë që do të luhet me 15 qershor në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” në Dortmund.

Në konferencën e sotme për shtyp doli Ylber Ramadani. Mesfushori i Kombëtares tregoi gjendjen e skuadrës dhe analizoi duelin e radhës me italianët.

“Atmosfera në ekip? Atmosfera është fantastike dhe jemi këtu të gjithë bashkëu. Sot jemi pushim, dje na kanë bërë një pritje fantastike. Ndjenjë shumë e mirë të marrësh këtë mbështetje.

Konkurenca në mesin e fushës? Normalisht se konkurenca i bën mirë Kombëtares. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka të japim më të miën tonë, pasi kemi kundërshtarë të fortë.

Kundër kampionëve në fuqi, çfarë ndjesie u jep? Është një ndjenjë e veçantë, pasi do të kemi përballë kampionët në fuqi. Në fushë duhet të flasim dhe të tregojmë vetën tonë.

Sa e vështirë ishte të siguronit pjesëmarrjen në Euro 2024? Është një ëndërr e bërë realitet. Për mua është ndjenjë e papërshkrueshme të luaj në Euro 2024 dhe unë do të bëj maksimumin si për kombëtaren si për ekipin.

Ke ruajtur energjinë për Kombëtare? Nuk e llogaris fare energjinë për Kombëtaren. Unë do të jap shumë më shumë se sa duhet.

Do luajë Shqipëria në kundërsulm ndaj Italisë? Ndaj Azerbajxhanit ne nuk luajtëm në kundërsulm. Ne bëjmë në fushë atë që thotë trajneri dhe është ai që vendos çfarë do të bëjmë.

A i keni ndjekur miqësoret e Spanjës dhe Kroacisë? I kemi parë se si luajnë. Janë ekipe të forta, por në do të bëjmë në fushë maksimumin. Ne duhet t’ia lejmë fushës.

Sa na ndihmon fakti që luajnë disa lojtarë në Serie A? Na ndihmon shumë, pasi çdo lojtar të Italisë e dimë se si luajmë. Ne i dimë pasi kemi luajtur kundër tyre gjatë kampionatit.

Kalendari sa u favorizon? Të 3 ndeshjet janë të forta. Luajmë kundër kampionait të Botës, kampionit të Europës dhe gjysmëfinalistëve së Botës. Do të luajmë gjithçka për gjithçka.

Sa na favorizon fakti që na nënvlerësojnë? Mua gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na vlerësojnë, pasi me heshtje i thyen të gjithë.

Një gol në minutën e para apo në fund? Në minutën e 95-të që ta mbyllim siç duhet”, ka përfunduar lojtari kuqezi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 09/06/2024 13:59

    Vetem çels per ndeshjen me Italine nuk kishin gjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?