Gianni Infantino

'Në ëndrra nuk ka rëndësi madhësia', Gianni Infantino: Berlusconi i shndërroi mendimet në realitet

12 Qershor 2023, 16:53| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 16:54

  • Share

Ish-kryeministri i Italisë dhe presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 86-vjeçare. Shumë e shikonin atë si një vizionar dhe kishin të drejtë. Përsa i përket futbollit, ai kishte parashikuar gjithçka shumë më herët se të tjerët dhe në fakt ai u bë presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit nga Milano.

Në lidhje me vdekjen e Berlusconit, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar në kanalet e komunikimit.

“Dua ta kujtoj kështu, si personin që në sportin tonë të dashur ëndërroi dhe më pas i shndërroi mendimet në realitet. Ka një frazë që citohet gjithmonë nga lojtarët që me kalimin e kohës kanë ndërtuar madhështinë dhe sukseset e Milanit. Fjalët që Silvio Berlusconi u tha atyre në takimin e tyre të parë ndonjëherë: 'Misioni ynë do të jetë të fitojmë në Itali, në Evropë dhe në botë. Nëpërmjet lojës së bukur. Me atë që të gjithë e konsideronin zakon”, thuhet në mesazhin e Infantinos.

Kreu i FIFA-s vijon sërish. "Së fundmi, si pronar i Monzas, ai ka bërë një tjetër ëndërr realitet, sepse në ëndrra madhësia nuk ka rëndësi. Një përqafim i madh dhe ngushëllime të përzemërta për të gjithë ata që e donin dhe faleminderit që i keni bërë njerëzit ta duan atë lojë të jashtëzakonshme", shkruan Infantino.


Lajmi kryesor:

Shuhet Silvio Berlusconi! Ndryshoi politikën, median dhe futbollin! Italia shpall zi kombëtare të mërkurën, në ditën e varrimit


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?