Në Gjirokastër ka nisur ndërtimi i bajpasit në zonën historike, një investim që sipas Qeverisë do ta çlirojë krejt qendrën e qytetit nga makinat, duke e kthyer në zonë këmbësore pa penguar qarkullimin e banorëve.
Gjatë inspektimit të punimeve, Kryeministri Rama tha se janë 106 biznese të reja të regjistruara në Gjirokastër pas projektit të Rilindjes Urbane.
"Është një tjetër mësim për ata që flasin për fasada. Sepse në fakt, Rilindja Urbane nuk është projekt fasadash, por projekt ekonomik. Veprat publike nuk fillojnë kur shfaqet ekskavatori, por qëkur ideohen, më pas bëhet konceptimi i përmbajtjes së tyre, sigurohet financimi, filloinë procedurat për garën për projektin e zbatimit.
Më pas kalohet në garën e realizimit të projektit të zbatimit, lidhet kontrata e fillon puna. Kjo është një punë që ne, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe FSHZH-në e kemi nisur në terma konkretë prej pothuajse sy vitesh. Sot jemi këtu për të filluar zbatimin e punës. Është diçka që unë e kam pasur fiksim shumë vite përpara, kur vija në Gjirokastër e shikoja zemrën e qytetit si një parkim. Një asfalt me gropa e shtresa njëra pas tjetrës dhe mbingarkesa e mjeteve ishte e madhe. Është e pamundur të hysh në një qytet që është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore dhe gjëja e parë që ndesh është një parking dhe vështirësia për të lëvizur", tha ai.
Deputeti i zonës Bledi Çuçi thotë se me këto ndërhyrje më në fund, sheshi do të marrë rëndësinë që i takon, pasi deri më sot ka qenë “i pushtuar nga mjetet, si edhe Qafa e Pazarit që është kthyer në zonë këmbësore”.
Rama më tej i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi, u ndal edhe tek projekti për Muzeun e ri Etnografik.
Kryeministri Rama deklaron se Muzeu Etnografik do të ketë përmasë kombëtare.
“Do të jetë Muze Kombëtar Etnografik, në kuptimin e statusit, siç është Muzeu Marubi në Shkodër apo Muzeu Ikonografik në Korçë.”
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli shpjegon se projekti ka tre elementë, Muzeun Etnografik, Shtëpinë e Kadaresë dhe Shtegun e Edward Lear, që konsiston në të gjithë rrugëtimin që Lear ka bërë në gjithë zonën historike, duke e parë, thotë Agolli, “me të njëjtën perspektivë siç Lear e ka parë”. Sëbashku me Sokakun e të Marrëve, vijon shpjegimin e projektit Agolli, do të ketë edhe një rimobilim urban, pika qëndrimi ku njerëzit mund të lexojnë, duke e kthyer kështu në një muze të hapur.
Projekti për Muzeun Etnografik është pjesë e programit për zhvillimin urban dhe turistik, sëbashkë me Qafën e Pazarit dhe me ndërhyrjen e rëndësishme që do të bëhet në Kalanë e Gjirokastrës.
Po ashtu kryeministri Edi Rama inspektoi edhe punimet në sheshin e Çerçizit, një hapësirë këmbësore, me një parking nëntokësor trekatësh prej 300 vendesh.
NISIN gjerat por nuk mbarojne kurre,,ka nisur unaza e tiranes para 20 vjetesh dhe akoma nuk ka mbaruar,,ka nisur rruga qukes --ploce dhe kushedi se kur do mbaroje,,,etj,etj..
PërgjigjuKthe në identitetin e saj Gjithë Shqiperinë,e rikonstruktoni e bëjeni Muze edhe Shtëpinë e Enver Hoxhës!.. për mua do të jetë Atraksioni nr 1 i GjinoKastro's
Përgjigju