Për një kotec pulash të ndërtuar pa leje, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa endet dyerve të gjykatës sikur të ketë ndërtuar një pallat 10 katësh. Në një intervistë për “Sot live në Shqipëri” me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, nëna dhe avokati Geron Gunbardhi treguan se është hera e dytë që rihapet çështja për shkak të konflikteve me fqinjët. Rreth një vit më parë, e moshuara është dënuar po për veprën penale të ndërtimit pa leje me 4 muaj shërbim prove.
Nëna 81-vjeçare pretendon se fqinjët që i ka ndihmuar vazhdimisht se kanë qenë në gjendje të vështirë ekonomike, duan t'i marrin tokën.
“Nuk e dija ku ishte gjykata. Nuk di ku të shkoj. Unë ekisha në tokën time. Kisha një të madhe e një të vogël. Ai do tokë Akoma, nuk ngopet me tokë. Vetëm kur të vdes unë do marrë tokë ai”, thotë nëna.
Ndër të tjera tregon se i hynin në tokën e saj, por i kërkonte që të largoheshin. Ajo tregon se çfarë ndodhi kur mbërritën forcat e policisë në shtëpinë e saj për ta shoqëruar në komisariat.
“Isha në shkallë, polici erdhi më mori bashkë me të tjerë. Unë e shkreta i thoja çfarë kam bërë, kam vrarë? Djali më mori në telefon, nuk doja t’i shqetësoja”, tha e moshuara.
Për avokatin, nëna shprehet se nuk i ka marrë para për shërbimet ligjore që kryen.
“Asnjë lekë s’më ka marrë avokati se unë 50 mijë lekë pension marr. Djali më ushqen”, tha Karasa.
Ndërsa avokati shprehet se fëmijët e kanë mësuar përmes medias se çfarë po ndodhte dhe më pas u detyruan që t’ia shpjegonin. Ai tregon se prej 2 vitesh po merret me problemin e shtëpisë. Gunbardhi sqaron se edhe pala tjetër ka bërë ndërtim pa leje që prek edhe rrugën e fshatit.
Nga ana tjetër, avokati tregon se edhe fqinjët që e denoncuan kanë ndërtuar pa leje. Avokati u shpreh se kanë shpresa që cështja të pushohet në seancën e radhës që mbahet më 25 tetor ndërsa shprehet se shqetësim mbeten kontrollet e vazhdueshme në shtëpi.
Rreth një vit më parë, 81-vjeçarja Lefkotheia Karasa është dënuar me 4 muaj shërbim prove për një ndërtim pa leje në banesën e saj në Nartë të Vlorës. Gjykata vendosi të konvertojë në shërbim prove dënimin me 2 muaj burg.
Ate kotecin e pulave duhet tja prishte bashkia dhe mund ta gjobiste dhe nuk ishte e nevojshme te merrej gjykata dhe prokuroria me kete pune mbasi jane ngritur shume objekte pa jeje dhe nuk ju ka hyre gjemb ne kembe
PërgjigjuPo Geron Gunbardhi Avokat!!!???? ore ca behet!! Perendi e madhe!
PërgjigjuHahahaha po normale vend llum ,Geron Gumbardhi conte hashash ne itali me kamion dhe sillte patete , tani na doli avok**....
Pse flitet në ajër pa e parë nga afër vendin.nuk është kotec por janë dhoma plazhi,keni parë kotec me dy kate,mur guri,40metra katror kati.turp për ata dy djemt e saj që i ndërtojnë dhe lënë nënën e tyre për mburojë.
PërgjigjuPo geron spiuni i shikut
Përgjigju