40 vjeçari, Rinald Rakipaj, mbrëmjen e 22 marsit e kaloi natën në një hotel në zonën e Skelës në Vlorë, duke konsumuar kokainë së bashku me tre vajza adoleshente të moshës 15-16 vjeç. Ai u njoh një ditë më parë, në Gjykatën e Vlorës, me masën e sigurisë por pretendoi se nuk kishte dijeni për moshën e tyre.
Gjyqtari, Bevil Beqiraj, gjatë seancës me dyert të mbyllura ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë në ‘arrest me burg’ 40-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “nxitje për përdorim droge”. Prova më e fortë që ka në dorë prokuroria është videoja e filmuar nga njëra prej vajzave në hotel, ku shfaqet shoqja e saj, 15-vjeçe duke thithur kokainë. Në videon që është gjetur në telefonin e të miturës, 40 vjeçari shfaqet duke fjetur gjumë. Gjithashtu dyshohet se me njërën prej vajzave, 40-vjeçari ka kryer marrëdhenie seksuale, por kjo akuzë pritet të provohet ose të rrëzohet pasi të dalë përgjigja e ekspertizës mjekësore.
Rinald Rakipaj u arrestua 5 ditë më parë, pas denoncimit të nënës së vajzës 15-vjecare me të cilën shoqërohej prej disa ditësh 40-vjeçari. Nëna ka referuar se e bija është larguar nga banesa dhe ka fikur telefonin. E bija e kishe mashtruar se do kalonte natën tek shoqet, por më pas është provuar se dhe dy të tjerat kanë mashtruar familjet në të njëjtën mënyrë. Me marrjen e denoncimit, policia e Vlores u vendos në levizje, kreu hetime që çuan në arrestimin e 40-vjeçarit. Gjatë dëshmisë në polici, të miturat kanë mohuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me Rinald Rakipaj. Ato kanë pretenduar se kanë bërë xhiro me makinë dhe më pas kanë qendruar në një hotel në zonën e Skelës.
Në shoqerinë e tyre në një kafe të Vlorës, para se të mbërrinin në hotel ka qenë dhe një 33-vjecar, i cili hetohet në gjendje të lirë. Ndërsa, Rakipaj është mbrojtur në gjykatë, duke thënë se ka konsumuar vetë kokainë por nuk ua ka afruar vajzave. Prokuroria po mbledh kamerat e sigurisë dhe prova të tjera për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, të abuzimit me të mitura.
Komente

rinald lumadhit ja beri gropen albano kezja
Përgjigju