Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.092 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 306 raste të reja pozitiv për një total prej 245 338
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 214 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 842.
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 801 vdekje, si edhe 82 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 715 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Rastet e reja të Covid në Lombardi mbeten konstante ndërsa shtrimet në spital janë zvogëluar.
Deri tani Rajoni i Lombardisë ka regjistruar 57% të rasteve pozitive në Itali
Autoritetet në Rajonin Italian të Campagia, ku totali i infeksioneve është rreth 5000 kurse vdekjet numërohen në 435, kanë vendosur mbylljen e qendrave tregtare, njësitë e shërbimit, baret dhe restorantet ku do të identifikohen raste të mos mbajtjes së maskave, jo vetëm nga ana e punonjësve të shërbimit por dhe klientët.
Lajmi kryesor: