Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin live, iu përgjigj kritikave të një komentuesi duke i thënë se qeveria nuk bën premtime elektorale. Një tjetri që i përmendi veshjen, kryeministri nuk kurseu batutat duke u thënë se s’duhet të shohë nga këneta, pasi mund ta “thithë” nga Maqedonia e Veriut, ku ndodhet.
“Tani edhe ke veshja do të më futësh. Çfarë po të duhet se si vishem. Besoj se kjo puna e veshjes time është shumë e vjetër, nuk është sot. Nuk u rrita dhe u bëra 60 me kostume dhe papritur po dal me pizhame në rrugë që të manipuloj të rinjtë. Je gabim dhe duhet të tërhiqesh içik, të bësh içik mbrapa, jo shumë afër kënetës këtu se ka aftësinë që të thithë nga RMV dhe të merr e të thith, të bën qesharak."
Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruan se është ‘fallxhori më i madh i planetit’, Rama tha:
“Për çfarë po të gënjej unë ty sa më shumë? Për çfarë po sytë që lavdi zotit i ke si shqiponja pse nuk i hap njëherë fort dhe të shohësh rreth e rrotull dhe të më thuash ku të duket Shqipëria sot siç ishte kur mora detyrën. Nuk ta pranoj fare dhe ta argumentoj pse. Se po të ishte njësoj siç ishte nuk do të ishim sot para derës së hapur të BE. Mirë dakord unë jam fallxhori më i madh i planetit dhe po të bëj unë magji. Por është gjithyë ajo strukturë dhe janë 1 mijë veta në Bruksel, në të gjitha drejtoritë dhe sipas të gjitha fushave që merren me negociatat. 1 mijë nga ana jonë dhe nga ana e tyre. Ata nuk shohin atletet e mia, nuk dëgjojnë muhabetet e mia. Ata shohin faktet dhe i referohen shifrave. Kanë metoda shkencore të matjes së progresit, nuk merren me portale. Prandaj thonë se Shqipëria është pararoja e Ballkanit, që ishim vrima e fundit e kavallit.”
Lajmi kryesor:
Rama: Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! Marrim më shumë se 74 mandate në zgjedhje! Thirrje demokratëve: S’merrni asgjë nga këneta, s'ia hoqën non gratën
Xh.D/r.k./ReportTv.al
