Politikë

Rama: Tirana, epiqendra e politikës evropiane më 16 maj! Marrim më shumë se 74 mandate në zgjedhje! Thirrje demokratëve: S’merrni asgjë nga këneta, s'ia hoqën non gratën

17 Prill, 08:25| Përditesimi: 17 Prill, 14:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, shprehu bindjen se PS do të marrë më shumë se 74 mandate se herën e kaluar, një rezultat që sipas të cilit, do të shënojë diferencën më të madhe me PD që pas ’97. Kreu i qeverisë deklaroi se këtë rezultat do ta shkruajë në Kuç, ku edhe parashikoi zgjedhjet e kaluara.  

Rama tha se më 11 Maj duhet të jenë të gjithë në unison, për të parë përtej të majtës dhe të djathtës, duke thënë se ‘duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar negociatat’. Demokratëve iu drejtua me një thirrje teksa tha se nuk do të marrin asnjë gjë nëse votojnë kënetën, por siç shtoi Rama, duhet të votojnë për PS, që të realizojnë objektivin e përbashkët: anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

"Atë për të cilët ju votoni kapin një karrige për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë zhurmën dhe budallikun se sa të ikë bufi kjo histori është. Për çfarë e hidhni votën në kënetë?", iu drejtua Rama demokratëve. 

Rama komentoi edhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet me 16 Maj në Tiranë, teksa tha se kryeqyteti do të kthehet në një qendër evropiane. I pranishëm, sipas kryeministrit, krahas liderëve të tjerë të vendeve evropiane, do të jetë edhe kancelari i ri gjerman Friedrich Merch. 

Rama iu përgjigj edhe kritikave për më shumë investime në jug. Kreu i qeverisë i përmendi komentuesit disa nga projektet që janë realizuar në veri, ndërsa shtoi se edhe shumë të tjera pritet të realizohen. Sipas tij, kur erdhi në krye të qeverisë, veriu ishte lënë copë copë nga ata që thoshin se e donin dhe përfaqësonin zonën.

“Këto dëngla me veri e jug mos mi tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe  një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita.”, u shpreh kryeministri.

Një koment bëri edhe për arrestimet nga radhët e PS, teksa tha se kur votuan reformën në drejtësi ishin të vetëdijshëm se shpata do të godiste në të dyja anët. Me reformën në drejtësi, tha Rama, PS bëri të paimagjinueshmen, dhe se ‘nuk e solli Amerika me aeroplanë apo BE me anije’. Rama përmendi 21 Janarin, duke theksuar se ishte një kryeministër që vriste njerëz të pafajshëm dhe hidhte në erë zona të banuara.

“Këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë në dritaret e kësaj godine u bënë frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, vrasin, plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prona. Jo në film, por në realitet në Tiranë dhe s’ju ka hyrë gjemb në këmbë.”, u shpreh Rama.

Ora 11:09
Hapja e fushatës me këngë e valle, Rama iu përgjigjet kritikave: Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi

 

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave lidhur me vallet dhe kërcimin e ministrave dhe deputetes të PS-së gjatë çeljes së fushatës elektorale.

Rama ka ironizuar deputeten e PD-së, duke thënë se nuk është aq modern sa Albana Vokshi.

“Cila ishte tallavaja aty te takimi i madh që bëmë te sheshi Skënderbej, këngët e bukura Shqiptare?

Nuk jam aq modern sa Albana Vokshi. Dukeni që në portet për revistën Vogue. Nuk jam unë. Unë këto kam, këngët popullore më të bukura.

Ndonjë këngë italiane, ndonjë të dalë nga moda të kohërave të arta, këto kam unë”, tha Rama, teksa iu përgjigj një komentuesi.

Ora 09:46
Rama: Marrim më shumë se 74 mandate, rezultatin do ta shkruaj në Kuç! Thirrje demokratëve: S’do të merrni asnjë gjë nga këneta

 

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, kryeministri Edi Rama bëri edhe një parashikim për rezultatin e PS në zgjedhje. Rama u shpreh i bindur se diferenca e PS me kënetën do të jetë më e madhe që nga ’97, ndërsa shtoi se numri minimal i mandateve që do të marrin do të jetë më i madh se ata që kanë aktualisht.

“Ne do të marrim më shumë mandate, sesa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, ku vendi ku i lë unë shkrimet, por më duhet edhe pak kohë që të kuptojmë tamam se ku jemi, por afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. Që të mos harroj sondazhisti i Donald Trump pashë që është kontaktuar nga Top Channel, e ka sjellë Latifi? Kush e ka sjellë, s’ka rëndësi, por di që, duke qenë se kam qenë ndjekës i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi që jepnin Kamalën përpara ose Trumpin mbrapa ngushtësisht dhe i doli fjala. Deri tani s’kam parë ndonjë sondazh nga këto që dalin që kanë një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, por që duke qenë se ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal. Por që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi. Edhe nëse Latifi e ka sjellë sondazhistin, sado të përpiqet, nuk kanë shumë të pavendosur sot në Shqipëri dhe ishte ulur diferenca...diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97.”, u shpreh Rama.

Një thirrje bëri edhe për demokratët teksa tha se nuk duhet të votojnë kënetën pasi nuk do të përfitojnë asnjë gjë prej saj.

“Me mend në kokë ju demokratët se duhet të kuptoni një gjë, ju s’merrni asgjë. Atë për të cilët ju votoni kapin një karrige për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë zhurmën dhe budallikun se sa të ikë bufi kjo histori është. Për çfarë e hidhni votën në kënetë? E kuptoj se jeni kundër Juventusit, nuk bëhesh dot. Rri me fanellën tënde sikur të jetë e Katanias. Futboll, pasion, devocion e besnikëri, por kjo nuk është ndeshje futbolli. Shikoni sesa demokratë po lëvizin dhe po na bashkohen. Shikoni dekanen e Ekonomikut në Vlorë, ka qenë kështu poshtë në çadër. Nuk duhet të bëheni socialistë, por me mua dhe PS realizojmë atë që na e ka lënë amanet profeti ynë kombëtar, Evropën.”, u shpreh ai.

Ora 09:42
Rama ironizon Berishën: Ia hoqën non gratën këtij? Nuk do ndryshonte gjë se buf mbetet

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ironizoi sërish Sali Berishën për non gratën.

“Ore ia hoqën non gratën këtij”, ishte pyetja që parashtroi kreu i qeverisë me ironi.

“Ore ja hoqën non gratën këtij, keni ndonjë informacion. Si shkoi puna e këtij? Nuk është se ndryshon ndonjë gjë se bufi buf mbetet, por sikur nuk ja kanë hequr.”, tha kryeministri.

Ora 09:15
‘Reformën s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije’, Rama: Keni parë kryeministër që vriste protestuesit! Dumani ka qenë prokuror ato vite, por s’ia dëgjuam emrin

Në rubrikën Sy m’sy, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij i dha shpatën e drejtësisë Altin Dumanit, sot në krye të SPAK, prokuror edhe kur Berisha sipas tij vrau 4 vetë në boulevard 21 janarin e vitit 2011. Kreu I qeverisë e vlerëson Dumanin prokuror të zotin edhe në këto vite, por pa fuqi as për të thërritur Sali Berishën, I cili në ekran quajti “lavire bulevardi” prokuroren e përgjithshme në atë kohë, Ina Rama.

“E përfytyroni sot që të dali të çoi letra Altin Dumani për të thirrur, për të kërkuar llogari për këtë punë dhe unë të dal në televizor e ti them popullit që ai është një lavire. I përfytyroni dot?”, tha Rama gjatë komunikimit me qytetarët live në rrjetet sociale.

“Nëse sot ka ish ministra, zyrtarë bashkie...në probleme të hapura me drejtësinë si erdhi kjo ditë. E solli zoti vetë, pa ndihmën tonë. E solli Amerika me aeroplan këtë ditë apo BE me anije? Se Amerika dhe BE aty kanë qenë që në 91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë në jetën tënde një ministër apo kryetar bashkie, individë të fortë të lidhur me pushtetin, qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ke parë gjëra të kundërta me këtë, ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz. Këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë në dritaret e kësaj godine u bënë frëngji nga ku dolën pushkët e shtetit. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, vrasin, plagosin njerëz dhe shkatërrojnë prona. Jo në film, por në realitet në Tiranë dhe s’ju ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu në Tiranë presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në erë, provokuar vrasjen e 4 mijë njerëzve duke nxitur popullin që të fusin lekët nëpër piramida.

S’po të çoj as kur vinim me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu përpara kryeministrisë për të marrë pushtetin, që sot duan të bëjnë Shqipërinë madhështore. S’ke parë asnjëherë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, e ke dëgjuar para 10 apo 15 vjetësh, e di ti që Dumani ka qenë prokuror në ato vite që unë po flas, por s’ia ke dëgjuar emrin. I zoti, i përkushtuar, i ndershëm patjetër, i vendosur por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë që t’i thotë hajde këtu ti ‘ Si i vrave 4 veta?’ Sepse nuk e kishte shpatën. Kë të thërriste. Madje shefja e madhe e Dumanit ishte prokurore e përgjithshme vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie dhe hajdeni t’ju pyes u gjend në pozitën që të shohë kryeministrin në televizor që thotë se ajo është një lavire.”, u shpreh Rama.

Ora 09:07
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut e kritikoi për veshjen, Rama: Çfarë të duhet si vishem unë, s'po dal me pizhame në rrugë

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin live, iu përgjigj kritikave të një komentuesi duke i thënë se qeveria nuk bën premtime elektorale. Një tjetri që i përmendi veshjen, kryeministri nuk kurseu batutat duke u thënë se s’duhet të shohë nga këneta, pasi mund ta “thithë” nga Maqedonia e Veriut, ku ndodhet. 

“Tani edhe ke veshja do të më futësh. Çfarë po të duhet se si vishem. Besoj se kjo puna e veshjes time është shumë e vjetër, nuk është sot. Nuk u rrita dhe u bëra 60 me kostume dhe papritur po dal me pizhame në rrugë që të manipuloj të rinjtë. Je gabim dhe duhet të tërhiqesh içik, të bësh içik mbrapa, jo shumë afër kënetës këtu se ka aftësinë që të thithë nga RMV dhe të merr e të thith, të bën qesharak."

Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruan se është ‘fallxhori më i madh i planetit’, Rama tha:

“Për çfarë po të gënjej unë ty sa më shumë? Për çfarë po sytë që lavdi zotit i ke si shqiponja pse nuk i hap njëherë fort dhe të shohësh rreth e rrotull dhe të më thuash ku të duket Shqipëria sot siç ishte kur mora detyrën. Nuk ta pranoj fare dhe ta argumentoj pse. Se po të ishte njësoj siç ishte nuk do të ishim sot para derës së hapur të BE. Mirë dakord unë jam fallxhori më i madh i planetit dhe po të bëj unë magji. Por është gjithyë ajo strukturë dhe janë 1 mijë veta në Bruksel, në të gjitha drejtoritë dhe sipas të gjitha fushave që merren me negociatat. 1 mijë nga ana jonë dhe nga ana e tyre. Ata nuk shohin atletet e mia, nuk dëgjojnë muhabetet e mia. Ata shohin faktet dhe i referohen shifrave. Kanë metoda shkencore të matjes së progresit, nuk merren me portale. Prandaj thonë se Shqipëria është pararoja e Ballkanit, që ishim vrima e fundit e kavallit.”

Ora 08:58
Rama-komentuesit: Dënglat për investimet veri-jug mos m’i bëni mua! Veriu ishte lënë copë-copë, unë edhe me gjak jam nga...

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që i thotë se ka bërë më shumë investime infrastrukturore në jug. Rama i përmendi atij disa nga investimet në veri, ndërsa shtoi se ka edhe disa projekte të tjera që pritet të nisin. Ai tha se qeveria e tij ka bërë më shumë për veriun, sesa të tjerët.

“Ky komenton lidhur me infrastrukturën. Një ndër veprat më të mëdha, më e vështira rezultoi, por një nga më të konsiderueshëm nga pikëpamja financiare është rruga e Arbrit. Kjo shkon në jug apo në veri? Është në jug nëse marrim edhe Kosovën, dhe e konsiderojmë veri. Nëse i rrimë Shqipërisë për hartën zyrtare sot, është në veri, është në zemër, se në fakt Dibra është këtu në zemër. Rruga e Thethit është në jug apo veri, unë them në Shqipëri. Rruga që shkon në Vermosh, në jug apo veri? Rruga e Lurës sipas teje? Në jug apo në veri? Patjetër që në veri është edhe rruga e Kombit, e cila u rra rrugëve si të gjitha rrugët e tjera. Në një stad më të avancuar, nuk e mohoj këtë, por tek e cila edhe sot vazhdon puna. Të gjitha janë të ndërtuara nga kjo qeveri, dhe me përfundimin e rrugës së Lurës preket një tjetër destinacion fantastik. Ka edhe të tjera projekte për infrastrukturën e veriut. Hekurudha Durrës-Shkodër-Gjakovë-Prishtinë shkon për në jug apo për veri? Po rruga Thumanë-Milot-Balldren-Muriqan në jug apo veri? Do akoma se ka edhe shumë segmente të tjera që janë investuar në veriun e Shqipërisë që ishte copë copë, më copë sesa jugu edhe ai në kohën kur medemek shkonin dhe qeverisnin ata që e donin shumë veriun dhe e përfaqësonin veriun. Edhe vetë Tropoja ishte një gropë e zezë. Sot është destinacion turistik. Këto dëngla me veri e jug mos mi tregoni mua se edhe me gjak jam edhe nga veriu dhe jugu se kam pasur bekimin të kem një gjyshe  një gjyshe shkodrane dhe një gjysh me prejardhje nga Berati por lindur e rritur në Durrës. Dhe gjyshërit e tjerë nga bregu, por ardhur nga Mirdita.”, tha Rama.

Ora 08:45
Vota e diasporës/ Rama: Jemi në fazën e jetësimit të një zotimi të hershëm! Duhet të jemi shumicë përtej shumicës së PS më 11 Maj

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, foli edhe për zarfet e para që kanë marrë votuesit në diasporë. Kreu i qeverisë tha se ka nisur faza e jetësimit të votës së diasporës, një premtim që pati dhënë. 

Kryesocialisti tha se më 11 Maj, të gjithë duhet të jemi ' shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat drejt BE'. 

“Tanimë jemi në fazën e jetësimit të një zotërimi të hershëm që kam marrë para jush për të mundësuar votën e emigrantëve, të shqiptarëve të Evropës dhe mbarë botës, dhe jetësimi po ndodh. Zarfet e KQZ po shpërndahen. Mesa kam parë procedura është thjeshtë dhe standarte. Duhet parë me vëmendje udhëzimi i KQZ, kini parasysh se vendoset. Në ditën e sotme në këtë moment historik duhet të jeni shumicë përtej shumicës së PS për të realizuar më tej negociatat. Më pas sipas dëshirës edhe një preferencë të vetme në të gjithë listën e emrave siopas qarqeve. Ne kemi ndërtuar një sistem ku secili voton në qarkun e vet. Instagrami po bërtet nga mungesa e vëmendjes...Nuk dua t’i shqetësoj shumë miqtë e instagramit se e kanë pak më ndryshe kodin e komunikimit, megjithëse te të sharat janë më të hidhur. Pra, me shumë kujdes udhëzimin e KQZ.”, u shpreh Rama.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?