Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

2 Korrik, 10:59| Përditesimi: 2 Korrik, 12:01

  • Share

Vlorë- Një 45-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve” është arrestuar në Vlorë.

Renald Gjini u kap një ditë më parë në lagjen “Rilindja”.

45-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

"Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Vlorë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara si dhe në bashkëpunim me zyrat homologe të Interpolit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Il Obiettivo”.

Si rezultat, ditën e djeshme, në lagjen “Rilindja”, u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit:

Renald Gjini, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bolonja, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet e 10 muaj burg, për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, sipas legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim të ngushtë për procedurat e mëtejshme të ekstradimit", informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?