Jaser Shabaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale. Burime për Report Tv pranë policisë bëjnë me dije se i riu kishte njohuri të avancuara në IT, me të cilat kishte nisur prodhimin e eksplozivëve të telekomanduar.
Në Tiranë 2 vëllezërit përdornin disa shtëpi, pjesën më të madhe të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në punishte të prodhimit të eksplozivëve dhe brenda tyre janë gjetur prova të shumta. I arrestuari Jesar Shabaj ka mohuar të ketë lidhje me eksplozivët, por kundër tij ka shumë prova shkencore. Dyshimet e hetuesve janë se vëllezërit i prodhonin për t'i shitur tek një grup kriminal në Shkodër.
Lajmi kryesor:
Zbulohet ‘punishte’ tritoli në Tiranë për bandat në Shkodër! Kapet 20-vjeçari, në kërkim vëllai i tij ‘mjeshtër IT’! Dyshohet se do kryenin atentate me eksploziv (EMRAT)
M.Q./ReportTv.al