TIRANË- Njohuritë e avancuara në fushën e IT-së, Jaser Shabaj, i shpallur në kërkim nga policia, i kishte vënë në funksion të grupeve kriminale. 23-vjeçari me banim në Postribë të Shkodrës ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve me telekomandë në rrugë artizanale.
Në Tiranë, më i vogli, të cilit i ndryshon vetëm një gërmë nga emri i vëllait, Jesari 20 vjeç, i arrestuar nga policia, disa shtëpi të marra me qira i kishte kthyer në punishte ku më i madhi, Jaseri 23-vjeçar prodhonte eksplozivët. Në këto ambiente, policia gjeti prova të shumta, 2 mina me telekomandë me 300 gram tritol programuar për shpërthim në distancë lidhur me celular e kapsolla detonatorë.
Blutë e Tiranës sekuestruan edhe celularin e 20-vjeçarit, zbërthimi i të cilit pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjeve ku vëllezërit mund të jenë përfshirë, edhe pse deri më tani i arrestuari mohoi të ketë lidhje.
Burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv, se ka dyshime që vëllezërit i prodhonin minat me telekomandë për t'i shitur tek një grup kriminal në Shkodër për larje hesapesh mes bandave.
Vëllezërit Shabaj, të cilat janë nipat e ish kreut të njësisë Administrative Postribë, Altin Shabaj, sipas policisë kishin planifikuar të kryenin atentate me eksploziv, bazuar nga çfarë iu gjet në banesë.
Foto: Jasar dhe Jesar Shabaj
Jaser Shabaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ishte truri teknologjik i prodhimit të eksplozivëve në mënyrë artizanale. Burime për Report Tv pranë policisë bëjnë me dije se i riu kishte njohuri të avancuara në IT, me të cilat kishte nisur prodhimin e eksplozivëve të telekomanduar.
Në Tiranë 2 vëllezërit përdornin disa shtëpi, pjesën më të madhe të marra me qira, të cilat i kishin kthyer në punishte të prodhimit të eksplozivëve dhe brenda tyre janë gjetur prova të shumta. I arrestuari Jesar Shabaj ka mohuar të ketë lidhje me eksplozivët, por kundër tij ka shumë prova shkencore. Dyshimet e hetuesve janë se vëllezërit i prodhonin për t'i shitur tek një grup kriminal në Shkodër.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy vëllezërit, Jesar dhe Jaser Shabaj dyshohet se ishin pjesë në një grupi të strukturuar kriminal në Shkodër, por që kishin edhe bazë në Tiranë.
Minat përgatiteshin në mënyrë artizanale për t'u përdorur më vonë për atentate. Dyshohet se lënda shpërthyese ishte përgatitur për larje hesapesh mes bandave, ose e porositur nga persona të tjerë për ndonjë atentat të mundshëm.
Dy të rinjtë janë nipat e ish kreut të njësisë Administrative Postribë, Altin Shabaj.