Kleviol Ahmeti, 37 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia për djegien e makinës luksoze tip “GLE Benz” në pronësi të personazhit të njohur të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi.
Por kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti përfshiet në ngjarje të tilla. Në 6 gusht të këtij viti, një ngjarje ngjashme i ndodhi edhe reperit të njohur Noizy, të cilit iu dogj makina dhe në pranga ra Siar Konti, i cili dëshmoi se për të kryer krimin, ishte paguar me 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.
Ahmeti vijon të jetë në arrati. Ndërsa saga e përplasjeve të tij me reperin Noizy nisi në vitin 2022, ku ky i fundit e dhunoi para lokalit të tij në Durrës për shkak të ofendimeve të shumta që kishte marrë në rrjetin social tik-tok.
Pas përleshjes para lokalit të Noizyt, Kleviol Ahmeti u arrestua pasi kishte thyer masën e arrestit me burg. Ndësa menjëherë pas kësaj, dyqanit të reperit Noizy iu vendos tritol. Për këtë të fundit, pas dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani, u zbulua se porositësi ishte i shumëkërkuari Lart Haxhiu.
Lajmi kryesor:
Zbardhet ngjarja ku u dogj makina e personazhit të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi! Arrestohen 2 autorët! Në kërkim Kleviol Ahmeti, pagoi 1500 euro për krimin
B.V/ReportTv.al