Në kërkim për kanosje, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

7 Shkurt, 13:47
  • Share

VLORË- Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim që prej vitit 2021 për kanosje është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.

42-vjeçari Adion Xhuveli rezulton i dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.   

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 42-vjeçarin pasi në vitin 2021, ka kanosur një shtetase 45 vjeçe, se do t’i publikonte foto personale të saj, nëse ajo nuk i jepte një shumë parash.            

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.     

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?