Kronikë

Në kërkim për kultivim kanabisi në Barcelonë, arrestohet 47-vjeçari në Vlorë

18 Tetor 2023, 14:11| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 14:30

  • Share

Luan Llanaj është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, për kultivim të bimëve narkotike.

47-vjeçari u arrestua në fshatin Bishan, me qëllim ekstradimin në Spanjë.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit Luan Llanaj.

M.Q./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 18/10/2023 14:54

    Po ky bojaxhi ahahahaaha ven merren me droge per te ndertuar nje shtepi private hahaha njerez barbona...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?