Policia e Vlorës ka arrestuar një 24 vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për serë kanabisi dhe lidhje energjie të paligjshme për të rritur lëndën narkotike.
Sipas policisë Engëllush Kapllanaj, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, në së bashku me F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë.
Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Si rezultat i kontrolleve nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe K. K. (të ndaluar me herët nga Policia), kishte përshtatur një ambient, si serë, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë. Gjatë këtij operacioni, në vitin 2021, në fshatin Kaninë, Policia sekuestroi 262 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis'- njofton policia.