Kronikë

VIDEO/ Në kërkim për kundërshtim të policisë, arrestohet 33 vjeçari në Vlorë (EMRI)

6 Dhjetor 2023, 14:08| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 14:35

  • Share

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe ndaj tij gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e "arrestit me burg". 

Në pranga ka rënë Brikel Alikaj. Arrestimi i të riut është bërë në kuadër të operacionit "Sundimi i Ligjit".  

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, pasi në muajin qershor, në ambientet e spitalit të Vlorës, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.    

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.V/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?