Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë

31 Mars, 13:20| Përditesimi: 31 Mars, 13:23

  • Share

Sarandë- Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia Rrugore e Sarandës.

Ndaj të riut Gjykata e Vlorës kishte caktuar arrest me burg për vepën ‘moskallëzimi i krimit’.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë, gjatë kontrolleve të ushtruara në akset rrugore, me fokus verifikimin e mjeteve dhe identifikimin e personave në kërkim, kapën shtetasin në kërkim K. V., 29 vjeç, banues në Himarë, për të cilin, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të veprimeve procedurale, u krye ekzekutimi i vendimit nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?