Arrestime në Vlorë

Kronikë

Në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, 2 të arrestuar në Vlorë

14 Dhjetor 2024, 11:48| Përditesimi: 14 Dhjetor 2024, 14:33

  • Share

Vlorë-Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar nga policia në Vlorë.

Ndaj Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;

Ndaj R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua “Gjurmët”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?