Kronikë

Në linjën Vlorë-Brindisi do punojnë 2 tragete, fluks udhëtarësh në Port, 950 pasagjerë dhe 20 kampera turistësh vetëm sot! Shtohen sportelet (VIDEO)

12 Korrik, 18:40| Përditesimi: 12 Korrik, 18:48

  • Share

Vlorë- Ka nisur tashmë punën edhe trageti i dytë në linjën detare Vlorë–Brindisi–Vlorë, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit turistik.

Duke qenë se 15-ditëshi i dytë i korrikut dhe muaji gusht shënojnë kulmin e lëvizjeve drejt dhe nga Italia, autoritetet portuale kanë vendosur që në këtë linjë të operojnë dy tragete në mënyrë të përditshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Porti i Vlorës, vetëm gjatë ditës së sotme kanë mbërritur përmes linjës detare 950 pasagjerë, 200 automjete dhe 20 kampera, me turistë të huaj apo emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat në imbarkim apo zbarkim, është vendosur të funksionojnë gjashtë sportele në terminalin e pasagjerëve.

Autoritetet presin që fluksi të vijojë në rritje edhe në ditët në vijim, duke e kthyer linjën Vlorë–Brindisi në një nga më të frekuentuarat e këtij sezoni.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?