Ardit Bido, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, kandidon tashmë si kandidat i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë në listë të hapur, në zgjedhjet e 11 majit.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se e pranoi ftesën nga PS pasi i erdhi propozimi dhe e sheh këtë si një sfidë të re.
Bido tha se ftesën për të kandiduar në PS e mori nga Bledi Çuçi.
‘Unë ftesën e kam marr nga Bledi Çuçi që më ftojë që të jem pjesë e listave të PS në qarkun nga kam orogjinën nga Delvina dhe jam rritur në Sarandë. Unë kam mbajtur qëndrime në koherencë për të gjithë qarkun e Vlorës kështu që këtë ftesë e pranova, e mendova mirë dhe pastaj e pranova si një sfidë e re që të jem zëri i qytetarëve të mi. Unë hyj në garë jo për të qenë një deputet i zonës, por të jem zëri i tyre në parlament dhe në institucione për problemet e tyre’, tha ai.
I pyetur nëse do të kishte pranuar një ftesë të PD për të qenë kandidatë për deputet në listat e kësja partie, ai u shpreh kundër. Bido tha se nuk e lidh asgjë me PD dhe se kontributin e tij e ka dhënë në PS.
‘Jo nuk do ta pranoja. Bindjet e mia përputhen me programin dhe vizionin e PS dhe me PD mua smë lidh asgjë me partinë Demokratike. Unë vijë nga një familje që ka kontribur në të majtën shqiptare. Bindjet e familjes sime kanë qenë gjithmonë të majta’, tha ai.
Bido tha se nëse do të zgjidhjet me votë nga qytetarët për të qenë deputet, do të jetë zëri i tyre në Kuvend për të adresuar problematikat që ata kanë.
‘Unë i kam shërbyer qytetarëve pa dallime dhe kam qëndrimet e mia të cilat nuk më kanë ndryshuar ato qëndrime në shumë vite. Dhe në këtë garë nuk dua të isha në listë të mbyllur, por të hapur që të jem përfaqësues i qytetarëve në parlament. Do të ndjek problematikat dhe shqetësimet e zonës, nëse ata pastaj do më besojnë votën kjo është çështje e tyre.
Çdo zonë ka problematika specifike dhe unë kam ofertën time, nëse qytetarët do ti besojnë kësaj oferte unë do të jem zëri i tyre në kuvend. Unë jam i zëshëm për çështje e probleme që ka hipoteka në këtë zonë dhe pronat në Finiq, Delvinë dhe Konispol sepse nuk arrihet që të hipotekohen oborret e shtëpisë stërgjyshnore. Unë kam qenë i zëshëm për shumë çështje të tjera, të gjitha këto janë një paketë që unë jam këtu për ta ofruar për qytetarët e mi’, tha ai.
Komente

Djal i mençur. suksese
Përgjigjufitore
Përgjigjue ke te marre bido
PërgjigjuBravo Bidos, djem si ky na duhen neve ne jug, me vizion , intelektual dhe qe shikojn para!
PërgjigjuVidhni vidhni se do I gzoni ju dhe ato
Përgjigju