Kronikë

Në luftë me zjarret, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës përfundon në spital

13 Gusht, 14:42| Përditesimi: 13 Gusht, 14:46

  • Share

Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital pas përballjes me flakët në terren.

Xuxi ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit të rënduar në zonë që çlirohet nga zjarret e fuqishme.

Nënkryetari i Bashkisë Delvinës shihet i ulur në një karrige në rrota teksa po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Lajmi kryesor:

Shqipëria vijon luftën me zjarret! Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian! Situatë e rëndë edhe në Nartë të Gramshit! 34 vatra aktive në vend


V.GJ /E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?