Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt

Sport

Në Manchester udhëton Napoli, Guardiola i frikësohet McTominay: Është në formën më të mirë, City jo pretendent

17 Shtator, 14:51| Përditesimi: 17 Shtator, 14:56

  • Share

Manchester City dhe Napoli luajnë të enjten në orën 21:00 në 'Etihad' për raundin e parë në fazën e ligës të Champions League. Në prag të ndeshjes foli edhe Pep Guardiola. Trajneri i 'Qytetarëve' tha se duan të harrojnë edicionin e kaluar dhe të jenë pjesë e tetë ekipeve më të mira, duke shijuar momentin që po kalojnë. Fjalë të mira kishte spanjolli edhe për yjet e Napolit, Scott McTominay apo Kevin De Bruyne, ish-fantazistin e tij te City. Pep nuk e sheh Cityn e tij si favorit.

"Ne gjithmonë kemi pasur portierë të jashtëzakonshëm gjatë dekadës së fundit", tha ai, duke iu referuar mbërritjes së Donnarummas. "Gigio ka luajtur në nivelet më të larta për shumë vite dhe në moshën 26 vjeç, ai mund të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë. Ai është padyshim një portier i nivelit të lartë.

A është City favorit? Me sa duket jo. Ne thjesht duam të shijojmë momentin dhe shpresojmë të fillojmë më mirë se vitin e kaluar, kur barazuam ndeshjen e parë kundër Interit", tha ai.

Guardiola tregoi edhe risitë si një trajner për formulën e re të Champions që aplikohet për herë të dytë këtë sezon.

"Faza e parë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar, por më parë mund të mendonit për grupin dhe të vëzhgonit kundërshtarët, por në këtë format nuk mundeni. Është më e pasigurt, thjesht duhet të sillni në shtëpi sa më shumë pikë të jetë e mundur për të hyrë në 8 vendet e para ose në mënyrë alternative në 24 vendet e para", tregoi ai.

Më pas Pep foli edhe për yjet e Napolit, duke thënë se janë në gjendjen e tyre më të mirë.

"Nuk jam i befasuar nga Scott McTominay, ai është në gjendje të shkëlqyer. Ai luajti për një ekip që fitoi Serie A dhe kur fiton diçka, kjo gjithmonë do të thotë se çdo lojtar ka performuar në mënyrën më të mirë.

Kevin De Bruyne? E dija që do ambientohej menjëherë, nuk është surprizë për mua", tregoi ai mes të tjerash.


Lajmi kryesor:

Champions League/ Sot spikat Bayern - Chelsea dhe Liverpool - Atletico, në fushë Interi e PSG


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?