Në masa të forta futen në gjykatë të ndarë autorët e vrasjes së 4 të rinjve në Durrës (VIDEO)

2 Maj 2020, 08:59| Përditesimi: 2 Maj 2020, 09:31

  • Share

Mbërrijnë në gjykatën e shkallës së parë në Durrës dy autorët e vrasjes së 4 të rinjve. Altin Ndoci dhe 22-vjeçari me inicialet K.A. nga Durrësi në shoqërimin e forcave të shumta dhe masave të rrepta të sigurisë janë futur në gjykatë. Të akuzuarit nuk janë dërguar bashkë nga drejtoria e policisë në gjykatë, por të ndarë, pasi njëri prej tyre pranoi që të bashkëpunonte me drejtësinë, pra 22-vjeçari. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur futën në gjykatë. Prokurori i dosjes është Gëzim Veizi, ndërsa gjyqtare Eda Kaja.  


Lajmi kryesor:

I vrau dhe i qau në varrim, gjykata lë në burg autorët e vrasjeve në Durrës, avokati: Nuk ka prova kundër Altin Ndocit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?