Voltana Ademi “thyen akujt”. Këtë herë kryetarja demokrate e Bashkisë Shkodër ka marrë pjesë në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët që po zhvillohet në kryeministri. Në fokus të kësaj mbledhje është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.
"Ne kemi rritur arkëtimet për mbulimin e kostove. Nga viti 2016 kur e morëm pas reformës deri në vitin 2020. Në Bashkinë Shkodër nuk ka pasur investime nga ato paratë që tha Kryeministri por ne kemi investuar vetë. Ky ishte një takim. Gjatë viteve ne kemi adresuar nevojën për investime të cilat reduktojnë humbjet. Kjo është kërkesa prioritare për Bashkinë Shkodër", ka thënë Ademi pas mbledhjes.
Kujtojmë se në mbledhjet që Rama ka zhvilluar me kryebashkiakët së fundmi, Voltana Ademi nuk ka qenë e pranishme.
Lajmi kryesor:
Pas 'dushit' për mbetjet, Rama i mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramida që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe! Janë dhënë 1.2 miliard euro (VIDEO)
K.T./ReportTv.al