Fiks një javë pasi i bëri për 'ujë të ftohtë' kryetarët e bashkisë për situatën e rëndë të krijuar me menaxhimin e mbetjeve, Kryeministri Rama i kishte ftuar këtë herë në Kryeministri të zgjedhurit vendorë për një tjetër dush, atë me situatën e tmerrshme sipas tij të arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend.
Parashtrimin e situatës në fillim të mbledhjes e bëri ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila tha se situata është e rëndë në të gjithë territorin, duke hequr mënjanë Korçën dhe Pogradecin. Sipas saj të gjitha shifrat janë jo në përputhje me shifrat e inevstimeve në ndërmarrje.
Ashtu si një javë më parë Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.
Duke e konsideruar 'gangrenë' të gjithë sektorin, Rama edhe këtë herë e kishte shembullin negativ, duke 'kryqëzuar' Vlorën dhe Kavajën, ndërkohë që veçoi si pozitive Korçën dhe Pogradecin. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet në nevojë.
Piramida që gllabërojnë para i cilësoi ai ndërmarrjet e ujësjellësve në vend, duke i kujtuar kryebashkiakëve se deri më tani janë investuar 1.2 miliard euro, një shifër kjo shumë e lartë, dhe asgjë nuk merret mbrapsht.
Teksa nënvizoi se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë, Rama tha se është e turpshme që disa nuk shkojnë në punë fare dhe të tjerë shkojnë për të bërë dëm.
Ndryshe nga takimi i kaluar ku mungoi e pranishme në takim në Kryeministri ishte edhe Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, e vetmja që i përket Partisë Demokratike nga 61 të zgjedhurit vendorë.
Kryeministri Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.
"Bashkërisht duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen. Duhet të ndryshojmë tani, javën ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryebashkikaët dhe do ju vë përpara planin si do ndryshojë. Do krijojmë sinergji të reja dhe do nxjerrim nga duart e politikës punësimet në ujësjellës dhe për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitorë të burimeve tona njerëzore sepse kanë investuar energji, kohë e para. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim që duhet të filloj nga vetja juaj të dashur kryetarë të bashkive. Duhet të thoni mjaft, duhet të nisë kapitull të ri. Nuk ka sociale me vjedhje. Ne do të ndërhymë dhe do ju lutesha shumë që askush të mëso bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë, se veç letrës që thotë se ju jeni autonomë, nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë investim, asnjë përgjegjësi për nivelin mizerabël të burimeve njerëzore, asnjë qindarkë e kredive të marra për ujësjellësit nuk paguhet nga ujësjellësit. Atëherë me çfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori", ka thënë Rama.
Pas trajtimit të problemit të mbetjeve dhe atyre në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ku nuk u kursyen kritikat për kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mbledhja e radhës do të jetë për t'i 'tërhequr veshin' kompanive të guroreve.
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, Rama i dha atyre afat të qartë, duke i paralajmëruar se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit sikurse parashikon edhe kontrata.
Në të kundërt, Rama u shpreh se atyre do t'i mbyllet aktiviteti e madje do të shkojnë edhe para ligjit, kush nuk është i gatshëm të rikuperojë. Ai theksoi se do t'i mbledhë të gjitha kompanitë e guroreve dhe do të tregohet për çdo rast problemet që ata kanë me ligjin, por nuk dha datë se kur do të zhvillohet ky takim.
"Së shpejti kemi dhe një të tretë, për guroret, shumë shpejtë do merremi. Se i dilni për zot kur ju thuhet se do mbyllen por nuk ka asnjë letër nga bashkitë në ministrinë e mjedisit ku të thuhet që kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore, nuk ka mbjellë asnjë pemë, siç është marrëveshja. Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi. Sa i përket guroreve, do ju lutesha shumë t'i qëndroni larg guroreve, shumë larg. Këtu shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet. shfrytëzuesit e guroreve duhet ta kuptojnë që ose do nënshkruajnë marrëveshjen e pyllëzimit ose të gjitha do mbyllen pa kthim dhe ta harrojnë që mund të përdorin punonjësit që i përdorin si skllevër si mish për top për protesta. Duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë sipas kontratës dhe për këtë kanë afat deri më 31 dhjetor. Do i thërrasim e do i tregojmë rast për rast ku i kanë problemet me ligjin. Nëse janë të gatshëm të rikuperojmë, ne nuk i bëhemi pengesë, kush nuk është i gatshëm, jo vetëm do e humbasë por do shkojë para ligjit", tha Rama.
Një paralajmërim Rama e pat edhe për kryebashkiakët, të cilëve i kërkoi të rrinë larg kësaj çështje.
"Ju si bashki duhet t'i qëndroni shumë larg kësaj pune sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe", theksoi kryeministri.
Kryeministri Rama tha se drejtuesit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më në të njëjtën mënyrë siç janë zgjedhur deri më tani, pasi Qeveria nuk do ta lejojë më këtë.
"Do ndërtojmë një proces ndërveprimi me partnerët dhe me ju, me kryetarët e bashkive për të riorganizuar të gjithë sistemin, për atë që nuk do të dojë të kuptojë. Nuk mungojnë as pagat, as sigurimet e punonjësve. Është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. As Korça dhe Pogradeci janë një stad tjetër, nuk i paguajnë dot kreditë. Duam të ndalojmë këtë papërgjegjshmëri. Ju e dini vetë se çfarë bëni por përgjegjësia duhet të jetë e drejtpërdrejtë, që nga drejtuesit te kushdo që ka përgjegjësi administrimi. Rekrutimet për drejtuesit nuk do të bëhen më siç janë bërë deri më tani, nuk do ta lejojmë ne dhe do të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë. Për të bërë një rekrutim serioz për ndërmarrjet. Nuk janë mall i huaj që t'i biesh me top. Njerëz që nuk shkojnë fare në punë apo njerëz që shkojnë dhe bëjnë dëme", tha Kryeministri.
Me kritika të forta i është drejtuar kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve në lidhje me sektorin e ujësjellësit, sektor që e kosndieroi 'gangrenë'. Si shembull negativ Rama përmendi Vlorën dhe Kavajën. Rama u shpreh se bashkia e Vlorës ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera. Ai tha se teksa qeveria rrit investimet, bashkitë rrisin humbjet në këtë sektor. Ndërsa Kavaja ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet.
"Lapidarë abuzimi. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori? Si mund të jenë akoma në punë këta drejtorë ujësjellësish, si mundet që numri i të punësuarve në ujësjellësit e Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë, është koha për të vepruar dhe siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do rri në pozitën e financuesit, por do përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do lejojmë më që paratë e popullit shqiptarë të abuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe vijimësia e inercisë së shpërdorimit të të ardhurave, e para duke paguar si punonjës ujësjellësish njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të ndërmarrjeve prej vitesh. Nga ana tjetër, duek patur këtë lloj formacioni, kjo përkthehet në mosprerje të shërbimit për debitor dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi, siç është kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por dhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfaorshme. Është problem administrimi. Sëmundje kronike e shumë viteve, por ne nuk mundet më ta pranojmë dhe të mos ndërhymë. Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, jo familjet. Abuzimin e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata më pak se nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë", u shpreh Rama.
Voltana Ademi “thyen akujt”. Këtë herë kryetarja demokrate e Bashkisë Shkodër ka marrë pjesë në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët që po zhvillohet në kryeministri. Në fokus të kësaj mbledhje është performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.
"Ne kemi rritur arkëtimet për mbulimin e kostove. Nga viti 2016 kur e morëm pas reformës deri në vitin 2020. Në Bashkinë Shkodër nuk ka pasur investime nga ato paratë që tha Kryeministri por ne kemi investuar vetë. Ky ishte një takim. Gjatë viteve ne kemi adresuar nevojën për investime të cilat reduktojnë humbjet. Kjo është kërkesa prioritare për Bashkinë Shkodër", ka thënë Ademi pas mbledhjes.
Kujtojmë se në mbledhjet që Rama ka zhvilluar me kryebashkiakët së fundmi, Voltana Ademi nuk ka qenë e pranishme.
Kryeministri Rama ka qenë i drejtpërdrejt me kryebashkiakët kur i tha që ujësjellësit në të gjithë Shqipërinë janë një piramidë që gllabërojnë para.
"Hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët që janë kredi që duhen paguar. Shuma qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion me këto 2 burime janë praktikisht 1.2 miliard euro. A jeni ju në dijeni të performacësh se ujësjellës-kanalizime në bashkitë tuaja, të shërbimeve që këto ndërmarrje ofrojnë për qytetarët. Ju i keni parë raportet që pastaj ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën. Sa fonde keni alokuar ju nga buxheti juaj për këtë? Ne rrisim investimet ju rrisni humbjet. 79% janë humbjet, një piramidë që merr para. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori?", tha Rama.
un nuk votoj asnji por du te them qe shum vidhet o EDO e po deshe ta dish kush vjedh shko e kontrollo gjith vilat e hotelet se ata jane te paret qe vjedhun.kush ka me shum lek me shum me shum vjedhin.pastaj te gjith drejtorat e ish drejtorat jan te paret qe fusin ne pune vllezerit motrat kuneter e kusherinj qe nuk ja kane haberin punes prandaj o km mer nje nga nje listen e puntoreve te cdo institucioni e do gjesh cdo abuzim me punesimet dhe qe aty filloje te heqesh drejtore e kryetare e do besh shum armiq por do besh dhe nje favor vendit e popullit
PërgjigjuUjsjellesi cope cope?? Hahaah, po me punesime fiktive dhe mbingarkese personeli eshte dhe agjensia mjedisit dhe AKU. Hajde hudh i sy ke ujesjellesi ne Durres dhe sdo dish nga tja nisesh rronjeve te korrupsionit dhe punesimeve "elektorale".
PërgjigjuNuk eshte e re kjo mbledhje, eshte bere qe ne mandatin e pare, ku rama tha se ata ujesjellses qe kane probleme do te adminstohen nga shteti. Tani mandati i tret prap e njejta histori.
PërgjigjuPO Ç 'LIDHJE KA DREJTORESHA E UJESJELLESIT NE VLORE ME NDERRMARJEN E UJESJELLESIT ?APO ISHTE SEKRETARJA E LELIT.Ç LIDHJE KA VILMA BELLO ME TURIZMIN DHE MJEDISIN?APO ISHTE SHOQJA E DIKUJT QE U VENDOS ZV MINISTRE.EH SHQIPERIA KA MARRE FUND.TE MAJTE E TE DJATHTE NJESOJ JANE.
PërgjigjuPo pse nuk denoncon njeri. Ka bere abuzime rraseni ne burg dhe pike. Merreni qytet me qytet. Nuk jemi vend sa amerika qe nuk e kontrollon dot
PërgjigjuSepse është vet i zhytyr në krim e korrupcion, kush ken ta burgos o vllaqko
drejtoret e ujesjellesave jane emeruar nga Ju vet per kontributin e cmuar qe japin ne zgjedhje.Kjo eshte meritokracia qe keni instaluar vet. Pra fajin kerkoje te vetja Zoti Kryeminister.Ne kohen e xhaxhit te varnin nga ko..et per keto abuzime por ty te duhen patronazhistet. CA MBJELL DO KORRESH.
PërgjigjuSI NE FAMILJE:FEMIJA PASQYRE E PRINDIT!!! Edhe ky k/qimister bën te fortin,kēta janë saktësisht fytyra etij!! Pa këta të KORRUPTUAR ky mjekërcjapë s'ka ku shkon!! Keta janë pikërisht JENIÇERET E TIJ,PATRONAZHISTET....keta hajdute i marrin mbrashte votat që i kanë dhënë!! Kjo dihet nga të gjithë!! Eshtë sistem!!KY KRYEMINISTER....bën sikur....NE 9 VJETE QE KY ESHTE ATY...KORRUPSIONI PO BEN KERDINE DHE KA MARRE KURAJO!!
PërgjigjuQenka shqetesu naltmadhnia. Jo prej te verteti, porse i dol faqa zeze me skandalin e Krujes. A thua nuk e di qe ujesjellesi eshte votsjellesi, me drejtor partie me na qit vota. Pjese e skemes "Patronazhist". Tani, thote, do e qisim ndryshe. Te gjithe drejtoret njesoj i keni, poste shperblimi partie. Jo meritokrcie. Ne nje shtet demokratik dhe ligjor, partia vendos deri ne nivel minister dhe zv.minister. Ju e keni nivelin ne toke fare, me drejtora, kryetare, shefa, pergjegjes, cdo vend pune. Po si mund te ndryshoje gjerat nje individ qe eshte produkt i nepotizmit dhe korrupsionit? Edhe shkollen e ka nepotike, edhe punen e pare nepotike, edhe qenien minister kulture nepotike. Se nuk ishte politike, sqe antar partie!!! Pra ky njeri, kjo mendje, asqe e ka idene e zbatimit te ligjit dhe meritokracise. Te lindesh i paditur, eshte normale, por te vdesesh injorant eshte absurde.
PërgjigjuAndej nga Shkoza(te firma kamberi)pjesa qe eshte ngjitur nga anet me pallatet e Tom Doshit(shtepi private) pothuajse te gjithe cezmat e oborreve i kane jashte sahateve. Vijne faturistet shikojne sahatet jashte,e per ta cdo gje ne rregull, beni nje kontroll,te shikoni sa gjoba do vini. Se keta hajdute behen shkaktare per rritjen e cmimit te ujit,per mos te thene qe shume familje ne ate zone kane 2-3 linja te fshehta, dhe me keqja eshte se bejne dhe si garipa hajdutet.
PërgjigjuVlora ka piramide Dritan Lelin, kryebashkiaku aksident ne qeverisjen vendore. Vetem per tenderin 1 miljon e 600000 dollare per ujesjellesi ne vlore u be tenderi dhe ujesjellesi paraqitet me keq. Hiqini keta hajdute. Populli do uje jo te korruptuar