Politikë

Rama: Bizneset, abuzuesit më të mëdhenj, s'na vjen e keqja nga familjet në nevojë! Bashkia Vlorë kampione për mosarkëtimet

29 Tetor 2021, 13:01| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 13:30

  • Share

 

Me kritika të forta i është drejtuar kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve në lidhje me sektorin e ujësjellësit, sektor që e kosndieroi 'gangrenë'. Si shembull negativ Rama përmendi Vlorën dhe Kavajën. Rama u shpreh se bashkia e Vlorës ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera. Ai tha se teksa qeveria rrit investimet, bashkitë rrisin humbjet në këtë sektor. Ndërsa Kavaja ka 70% humbje dhe vetëm 30% arkëtim. Ai theksoi se abuzimi më i madh bëhet nga bizneset dhe jo nga familjet.

"Lapidarë abuzimi. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori? Si mund të jenë akoma në punë këta drejtorë ujësjellësish, si mundet që numri i të punësuarve në ujësjellësit e Shqipërisë është sa një armatë e ndonjë shteti që është 10 herë më i madh se Shqipëria. Natyrisht që fjalët të gjitha janë thënë, është koha për të vepruar dhe siç folëm për mbetjet, edhe në këtë drejtim qeveria nuk do rri në pozitën e financuesit, por do përfshihet aktivisht në këto shërbime. Nuk do lejojmë më që paratë e popullit shqiptarë të abuzohen në këtë farë feje nga keqqeverisja ekstreme e këtij sektori dhe vijimësia e inercisë së shpërdorimit të të ardhurave, e para duke paguar si punonjës ujësjellësish njerëz që nuk kanë lidhje fare me profilin, deri njerëz që nuk janë fare në Shqipëri dhe rezultojnë në librin e pagave të ndërmarrjeve prej vitesh. Nga ana tjetër, duek patur këtë lloj formacioni, kjo përkthehet në mosprerje të shërbimit për debitor dhe në rezultate të paimagjinueshme arkëtimi, siç është kampione bashkia Kavajë, 31% arkëtim. Ndërkohë që ka edhe këtu diferenca, por dhe më të mirët janë në pozitë shumë të disfaorshme. Është problem administrimi. Sëmundje kronike e shumë viteve, por ne nuk mundet më ta pranojmë dhe të mos ndërhymë. Abuzimin më të madh e bëjnë bizneset, hotelet, jo familjet. Abuzimin e bëjnë ata që kanë më shumë, jo ata më pak se nuk i vjen ujësjellësve e keqja nga familjet në nevojë", u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Pas 'dushit' për mbetjet, Rama i mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramida që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe! Janë dhënë 1.2 miliard euro (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?