Kryeministri Rama i paralajmëroi kryebashkiakët se Qeveria qendrore do të ndërhyjë në situatën skandaloze që është me ujësjellësit në vend dhe i kërkoi atyre të mos ndërhyjnë me argumentin se janë autonomë.
"Bashkërisht duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen. Duhet të ndryshojmë tani, javën ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryebashkikaët dhe do ju vë përpara planin si do ndryshojë. Do krijojmë sinergji të reja dhe do nxjerrim nga duart e politikës punësimet në ujësjellës dhe për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitorë të burimeve tona njerëzore sepse kanë investuar energji, kohë e para. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim që duhet të filloj nga vetja juaj të dashur kryetarë të bashkive. Duhet të thoni mjaft, duhet të nisë kapitull të ri. Nuk ka sociale me vjedhje. Ne do të ndërhymë dhe do ju lutesha shumë që askush të mëso bëhet pengesë që sistemi të ndryshojë, se veç letrës që thotë se ju jeni autonomë, nuk ka asnjë argument tjetër. Asnjë investim, asnjë përgjegjësi për nivelin mizerabël të burimeve njerëzore, asnjë qindarkë e kredive të marra për ujësjellësit nuk paguhet nga ujësjellësit. Atëherë me çfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori", ka thënë Rama.
Lajmi kryesor:
Pas 'dushit' për mbetjet, Rama i mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramida që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe! Janë dhënë 1.2 miliard euro (VIDEO)
K.T.//ReportTv.al