Megjithëse jemi në mes të sezonit turistik, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në orët para të mëngjesit në zonën e Radhimës në Vlorë. Fadromat kanë prishur një objekt ‘Beach Bar’, ndërkohë burime nga IKMT bëjnë me dije se janë 50 objekte që do të prishen.
Ndërkohë një 51-vjeçare procedohet penalisht për ndërtimin pa leje të një objekti bar-restorant në tokë publike prej vitit 2022.
'Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.
Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.'- njofton policia.
Edhe në Velipojë IKMTja para sezonit i prishi Beach-bar por me rregudhimin e pazarit u ndertuan përsëri!
PërgjigjuO gomerë ku ishit më parë apo ju është prishur pazari.....
Përgjigju