Qytetarja duke protestuar nudo në sheshin 'Skënderbej'
Në Tiranë po zhvillohet një marshim protestë kundër abuzimit seksual, pas abuzimit me 15-vjeçares në Mirditë nga 5 djem. Një qytetare ka protestuar në sheshin ‘Skënderbej’, nudo kundër abuzimit seksual. Vajza shihet me një pankartë në dorë dhe tërësisht nudo.
‘Meshkujt janë fëmijët tanë, fëmijët e një gruaje! Nëse ata nuk janë të denjë për shoqërinë sot, është sepse ne nuk e kemi bërë detyrën tonë siç duhet! Nudo nuk është seksuale’- ka shkruar e reja ndër të tjera në pankartën që mban në duar.
Vajza duke protestuar
Lajmi kryesor:
‘Mos ma vrit fëmijërinë’, marshim në shenjë proteste kundër abuzimit seksual në Tiranë! Një qytetare shpreh revoltën nudo (VIDEO+FOTO)
M.Q./ReportTv.al