Ashtu siç ishte paralajmëruar kufiri Shqipëri-Kosovë është mbyllur tërësisht. Sipas vendimit të dy qeverive, në doganën e përbashkët Morinë lejohen vetëm mjetet e transportit të mallrave. Madje leje kalimi në dy anët e kufirit është e kushtëzuar për çdo mjet të transportit të mallrave të ketë vetëm një person, përkatësisht shoferi i mjetit pa shoqërues. Në drejtim të Kosovës ka më tepër automjete të transportit të mallrave ndërsa procedura e kontrollit është nën masa të rrepta sigurie.
Personeli mjekësor i atashuar në dy anët, policia kufitare dhe punonjësit e doganës janë me masa mbrojtëse ndërsa shpeshherë përsëritet edhe procesi i dezinfektimit.
Rruga e Kombit vijon të jetë e boshatisur ndërsa Kukësi është futur në izolim total. Postblloqet e policisë janë vendosur në katër hyrjet kryesore të qytetit dhe nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve pa autorizim përkates.
Policia bashkiake ka vijuar kontrollet në të gjitha njësitë e shërbimit dhe njësia e përbashkët e Task-Forcës po merret edhe me verifikimin e çmimeve dhe masa për abuzime të mundshme.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi rrit çmimet e fruta-perimeve, por jo ndërgjegjësimin! Shkodranët grumbull! Tregtarët në Tiranë: Ndërhyri shteti, shumica uli çmimet!
B.K.//ReportTv.al