Brenda bazës ku do të mbahet takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, po bëhen përgatitjet për në sallën e konferencës së përbashkët për shtyp.
Përgatitjet për këtë konferencë, por dhe slogani që shihet në horizont “Në ndjekje të paqes”, mund të jenë sinjale që bisedimet të jenë optimiste.
Nuk është e konfirmuar nëse do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp, pasi kjo do të varet si do shkojnë bisedimet mes dy Presidentëve.
Lajmi kryesor:
Trump-Putin flasin për marrëveshje, por pa detaje! Lideri i Kremlinit: Shpresoj të hapet rruga e paqes me Ukrainën, Europa mos bëhet pengesë! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Do flas me Zelenskyn
V.GJ /ReportTv.al
