Naxhi Shensoj, trajneri i Bylis

'Ne nuk shënojmë dot as pa portier', trajneri i Bylis: Gati të paguaj faturën

29 Prill 2023, 17:30| Përditesimi: 29 Prill 2023, 17:31

  • Share


Bylis humbi 0-2 me Laçin për javën e 31-të të Superligës. Me dy humbje radhazi, ballshiotët mbajnë vendin e 9 (të parafundit) në Superligë, duke qenë prej javësh në zonën e ftohtë. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Bylis, Naxhi Shensoj.

"Kur erdha këtu e pashë që Bylisi e ka problem realizimin e rasteve të krijuara. Ne dimë të luajmë futboll, deri në 16-shen e zonës kundërshtare, pastaj nuk shënojmë dot. Është aftësia e lojtarëve. Laçi na erdhi njëherë në portë dhe na shënoi. Edhe kur portieri kundërshtar nuk është aty ne nuk shënojmë dot gol. Epo trajneri nuk shënon dot gol. I kërkoj falje tifozëve, nëse duhet ta paguaj unë faturën, do ta paguaj. Ka edhe 5 ndeshje të tjera, do të shohim", tha trajneri i Bylis.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Partizani i bën 'gjëmën' Erzenit, të kuqtë fitojnë në transfertë! Laçi mund Bylisin dhe sheh nga Europa


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?