Superliga shqiptare ka nisur këtë të shtunë me javën e 31-të. Në "Adush Muça" të Ballshit me fillim nga 15:00, Bylisi vendas u mund 0-2 nga Laçi. Për kurbinasit e Stavri Nicës shënuan Bibo në pjesën e parë dhe Babatunde në fundin e ndeshjes. Në 18:00 Erzeni humbi 1-2 me Partizanin në "Niko Dovana" në Durrës. Nesër në 15:00 luhen Tirana - Kastrioti dhe Kukësi - Teuta, teksa në 18:00 luhet Vllaznia - Egnatia.
Partizani fitoi 1-2 me Erzenin në Durrës. Në "Niko Dovana", skuadra e Colellas shënoi dy gola në pjesën e dytë duke i bërë presion Tiranës kryesuese që nesër luan në Elbasan me Kastriotin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa ishte da Silva në të 61 minutë që pas një skeme të bukur dhe asisti të Telushit e ndali topin pas krahëve të Xhikës, për avantazhin e "Demave". Në të 84 minutë Sota la me dhjetë lojtarë Partizanin, teksa në momentin më të vështirë për miqtë ishte Hoti që shënoi golin e dytë. I futur vetëm në fundin e lojës, fantazisti mposhti sërish Xhikën me një goditje nga jashtë zone. Në minutën e nëntë shtesë, Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-2 edhe pas konsultës me VAR. Pas kësaj fitoreje, Partizani me 54 pikë mban sërish vendin e dytë, dy pikë më pak se Tirana kryesuese (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër, Erzeni ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë, duke rrezikuar zonën e ftohtë.
Në stadiumin "Adush Muça" në Ballsh, Bylisi humbi 0-2 me Laçin për javën e 31-të në Superligën shqiptare të futbollit. Miqtë e Stavri Nicës ishin më kërkues, duke gjetur golin qysh në minutën e 31-të me Stiven Bibo. 19-vjeçari që kishte pak minuta në këmbë këtë sezon, la shënjën e tij në këtë duel, duke i dhënë një mesazh stafit teknik. Pjesa e dytë ishte me ritëm, teksa Bylis kërkoi me ngulm golin e barazimit. Vendasit e Naci Shensojit dolën të gjithë në sulm, teksa lanë hapësira pas. Pikërisht në minutën e 90+1 kurbinasit përfituan nga një kundërsulm, me Babtunden që gjeti golin e dytë. Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 43 pikëve për vendin e katërt dhe momentalisht është me pikë të plota me Egnatian e zonës evropiane. Me 33 pikë, Bylis vijon të mbetet në vendin e nëntë (të parafundit).
Superliga - java 31:
E shtunë:
Bylis 0-2 Laçi
Erzeni 1-2 Partizani
Renditja:
Ndeshja Erzeni-Partizani në Durrës u mbyll me një incident, pasi një person ra nga shkallët e stadiumit ‘Niko Dovana’. Mediat shkruajnë se nga shkallët ka rënë presidenti i klubit të Erzenit Durim Keçi.
Keçi ka qenë duke parë ndeshjen dhe ka humbur ekuilibrin e për pasojë është rrëzuar nga tribuna duke rënë në pjesën e poshtme.
Si pasojë e rrëzimit, Keçi mori plagë në kokë. Ai ka marrë ndihmën e parë nga stafet mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Durrësit.
Ndeshja Erzeni-Partizani në stadiumin ‘Niko Dovana’ në Durrës është mbyllur me një incident, Një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit dhe është goditur në kokë. Ai ka marrë ndihmën e parë nga stafet mjekësore dhe më pas është nisur drejt spitalit të Durrësit.
Partizani fitoi 1-2 me Erzenin në Durrës. Në "Niko Dovana", skuadra e Colellas shënoi dy gola në pjesën e dytë duke i bërë presion Tiranës kryesuese që nesër luan në Elbasan me Kastriotin. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa ishte da Silva në të 61 minutë që pas një skeme të bukur dhe asisti të Telushit e ndali topin pas krahëve të Xhikës, për avantazhin e "Demave". Në të 84 minutë Sota la me dhjetë lojtarë Partizanin, teksa në momentin më të vështirë për miqtë ishte Hoti që shënoi golin e dytë. I futur vetëm në fundin e lojës, fantazisti mposhti sërish Xhikën me një goditje nga jashtë zone. Në minutën e nëntë shtesë, Kahrimanovic shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 1-2 edhe pas konsultës me VAR. Pas kësaj fitoreje, Partizani me 54 pikë mban sërish vendin e dytë, dy pikë më pak se Tirana kryesuese (një ndeshje më pak). Nga ana tjetër, Erzeni ka gjashtë ndeshje pa fitore dhe ndodhet në vendin e shtatë me 38 pikë, duke rrezikuar zonën e ftohtë.
Bylis humbi 0-2 me Laçin për javën e 31-të të Superligës. Me dy humbje radhazi, ballshiotët mbajnë vendin e 9 (të parafundit) në Superligë, duke qenë prej javësh në zonën e ftohtë. Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Bylis, Naxhi Shensoj.
"Kur erdha këtu e pashë që Bylisi e ka problem realizimin e rasteve të krijuara. Ne dimë të luajmë futboll, deri në 16-shen e zonës kundërshtare, pastaj nuk shënojmë dot. Është aftësia e lojtarëve. Laçi na erdhi njëherë në portë dhe na shënoi. Edhe kur portieri kundërshtar nuk është aty ne nuk shënojmë dot gol. Epo trajneri nuk shënon dot gol. I kërkoj falje tifozëve, nëse duhet ta paguaj unë faturën, do ta paguaj. Ka edhe 5 ndeshje të tjera, do të shohim", tha trajneri i Bylis.