Qeveria ka në dorë tre projektet për të vënë në jetë blloqet e para të banimit. Thumana, zona ku do të ndërtojë qeveria turke në Laç, dhe Shijaku, do të jenë të parat që në mes ose në fund të prillit, të nisin nga puna në terren për të pasur imazhin e parë konkret, të zbatuar, të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
I ftuar në studion e Report Tv, ministri i shtetit për rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha se Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës, që janë njësitë zbatuese të rindërtimit, do të përgatiten për prokurimin ndërkombëtar.
"Kemi në dorë tre tipologji brenda një modeli, për njësitë individuale, e kemi sot modelin zyrtarisht, sot ato përgatiten për prokurim ndërkombëtar. Duke ju referuar procedurës në mes të prillit, ose fundi i prillit, do të shohim njësitë individuale të vendosen në territor, aty ku janë shembur. Më 24 prill është dita kur bashkia e Tiranës do përfundojë vlerësimin e thelluar, ndërkohë po vazhdon aplikimi në platformën elektronike. Pas datës 28 fillon vlerësimi i çdo dosje, do dalin konkluzionet nga komisionet e bashkive. Ndërkohë më 27 shkurt, dalin tre master planet e para, i Thumanës, i zonës ku do ndërtojë qeveria turke, dhe Shijaku", u shpreh ministri i shtetit për rindërtim, Arben Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
Ahmetaj: Tenderët në dorë të Fondit Shqiptar të Zhvillimit! Donatorët të drejtë vote, audit kurdo ta kërkojnë (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al