Në çdo orë që kalon, pritja për rikuperimin e shëndetit të Genc Fugës shton lutjet e atyre që i janë dashamirës humanizmit, artit të tij, natyrës miqësorë edhe 'babaxhane' veçmas për studentët që kanë marrë rrugët e vështirë të aktrimit. Goditja cerebrale që ai pësoi këtë të shtunë tregoi se janë të shumtë ata që e përkrahin. Thuajse tek kushdo që e ka njohur aktori ka ditur të shënjojë gjurmë të bardha.
Pas bashkëshortes, aktores Eni Jani, që po i qëndron në kokë këto orë të vështira në pritje të sinjaleve pozitive pas operimit, kolegët ishin të parët që shprehën shqetësimin dhe solidarizimin për kurimin e aktorit.
Mesazhi i Arben Derhemit, në rrjetet sociale dhe gatishmëria e tij për të mbuluar, kostot e një ndërhyrje, që duhej bërë në spital privat, të bën padyshim të reflektosh. Me ngulm aktori kërkoi publikisht spitalit të kryente operacionin, duke ja ngarkuar vetes shpenzimet, veç që kolegu të ngrihej në këmbë. Që një jetë të mos varej nga një faturë, që për një artist të të tilla dimensioneve duhet të ishte e përballueshme. Nuk ndajnë një miqësi të ngushtë, Derhemi dhe Fuga, por profesioni i bën të kuptojnë më mirë 'hallet' e njëri-tjetrit. Ata janë ndër emrat më të mirë të artit skenik, por pavarësisht punëve që kryejnë për të përballuar jetën, nga pedagogjia e aktrimi, sërish arti i tyre, kjo si pasojë e politikave kulturore jo dinjitoze, nuk u siguron as jetën...
Akoma më e rëndë është kur jeta vihet në pikëpyetje prej boshllëqeve në infrastrukturë shëndetësore, çka të bën të mendosh me shqetësim se ç'mund të ndodh me një qytetar të thjeshtë... Ben Derhemi e anashkalon gjestin e tij, duke mos dashur t'i jap zë. Thjesht nënkupton se duhej bërë për çdokënd, dhe duhet ta bëjë çdokush që ka mundësi... Edhe pse në këtë rast, mundësitë e artistëve janë të pakta... Megjithatë ata s'reshtin dhe përpiqen t'i gjenden pranë njëri-tjetrit.
Mes shumë mesazheve të artistëve, përpjekja e piktorit Stefan Taçi të shtunën që lamë pas, teksa shprehej se donte të ndihmonte në këtë rast duke dhuruar një tablo në ankand, më së paku, kuron edhe njëherë besimin në sensiblizimin human.
Në orët e vona të 29 korrikut, teksa shikoje studentët të preokupuar për pedagogun e tyre, që ishin të gatshëm të kontribuonin aq sa mundeshin me kursimet e tyre për të plotësuar një kosto prej afro 19 mijë eurosh që duheshin për ndërhyrjen mjekësore, krahas tisit të trishtimit që nxit situata, të rikthehet besimi në raportet njerëzore në një shoqëri të minuar nga faktorë gati 'të dhunshëm' qoftë politikë, të biznesit e deri edhe të metodave shpesh të imponuara të edukimit.
Mbledhja e shumës në një kohë të shkurtër, tregon për zemërgjerësinë e shqiptarëve, që për ironi të fatit, shpesh vjen nga xhepa jo të kamur.
Por kush e njeh Gencin, me siguri e ka të qartë se mbështetja dhe përzemërsia nga të gjitha radhët nuk vjen rastësisht. Në shumë prej takimeve që janë bërë për Universitetin e Arteve , Genc Fuga ulej mes radhëve të studentëve. Dhe kur atyre ishte më e lehtë t'u hiqej mikrofoni, ose më saktë e drejta për t'u shprehur ai bëhej zëri i tyre. Në auditorë, ndonëse është një nga aktorët që ka një kulturë dhe formim të përgjithshëm që haset rrallë, ai di të përcjellë dijet me lehtësi, popullaritet dhe pa i kufizuar studentët në atë çka duan të jenë dhe të shprehin. Sepse e di se për këdo, e veçmas për kreativitetin e artistëve, liria është e para! Liria është e shenjtë!
Liria, siç tregoi ky rast, në vendin tonë është edhe një fije peri, në të cilën pasi 'të presin krahë e këmbë të lënë të ecësh'...
Shfaqja e fundit që na bëri të takonim Gencin me kamerën e Report TV ishte komedia franceze “La Baby Sitter” me autor Rene de Obaldia-n, e vënë në skenë nga Vasjan Lami. Elasticiteti, humori fin dhe dramaticiteti që përshkon raportet bashkëshortore, erdhi me një elegancë e natyrshmëri të tillë, që ndonëse publiku i parrahur me shfaqje të tilla nuk e humbi perceptimin e filozofisë së pjesës. Në të, me në krah Luiza Xhuvanin dhe Andia Xhungan, Genci mbajti peshën kryesore. Na bëri të kuptojmë menjëherë në bisedën më pas, se roli ishte 'kapur' në thelb jo rastësisht. Por, sepse Genci është ndër ata artistë që prej pasionit, njëherazi edhe profesionalizmit, zbërthen personazhin, si dhe thellohet në njohjen e autorit. Tek e fundit, ai shumë prej leksioneve studentëve jua ka dhënë edhe në skenë.
Genci është padyshim një nga ata zëra intelektualë të artit skenik, që nuk ka qëndruar indiferente ndaj problemeve të artistëve. Është përgjigjur medieve me dashamirësi, duke u përpjekur që në kritikat e tij të jetë racional, pa dashur të bëjë bujë në masë, por të tregohet bindës, për pushtetarët që ende mund të kenë si synim ndryshimin pozitiv.
Kështu, në pritje të sinjaleve pozitive e që Genc Fuga të rikuperohet sa më lehtë pas operacionit, shpresojmë që më së paku ky rast të nxisë reagime në qarqet që kanë në dorë 'njerëz dhe fate' shqiptarësh, artistësh të mëdhenj e qytetarësh të thjeshtë, që më së paku të kenë të drejtën e jetës.
E drejta e jetes eshte e barabarte per te gjith njerezit o Arben DERDEMENI, sipas teje te na rroni ju qe beni bla bla bla dhe te tjeret te vdesin. Skam asgje me aktorin Fuga dhe i uroj sherim te shpejte por logjika jote eshte e gabuar.
PërgjigjuGasper ma gjej nje koment te vetem te Arben Derhemit qe ty nuk te paska pelqy.I vetmi pasazh qe i permendet emri eshte vetem kur mori persiper operacionin.Ca nuk te paska pelqy ty mer vlla?Shume bukur e thote artikulli qe ai doli garant per anen financiare vetem qe Genc Fuga te sherohet "edhe pse nderhyrja duhet te behet ne privat".E kupton se per cfare flitet?Pse ky operacion ne privat?Aparaturat kushtojne vetem 200 000€.Shteti jep qindra MILIONA € koncesione e tendera pikerisht per shendetesine por qe nuk vlejne per asgje.Njerezit vdesin dhe privati trashet me leke.Lexoje edhe nje here nga fillimi me vemendje lale.
Mvjen shum keq per aktorin, dhe uroj sherim te shpejte.”preku zemrat e gjith shqiptareve…” tingellon teper…( spo i vej emer!!!), pasiqe fate te tilla i kemi kudo para syve ne cdo Institution shendeti apo, apo!!! Shendet dhe para!
PërgjigjuGenci meriton sherbimin shëndetësor falas si qytetar i shqiperise, si shtetas dhe taksapagues i ketij vendi, jo prej faktit qe eshte artist. Artist eshte puna, zanati i tij dhe ai e ben mire sepse ashtu duhet ta bej, njesoj si cdo njeri tjeter në cdo zanat tjeter; inxhinier, softwerist, sportist, polic apo oficer. Te gjithe jane të shkëlqyer në zanatet e tyre pavaresisht se nuk njihen masivisht. Ndaj është skandal që këtij qytetari ju mohua shërbimi shëndetësor në spitalet shtetërore, edhe pse dyshoj që ka qenë zgjedhja e tij që të mos e bëj oeracionin në spitalet shtetërore.
PërgjigjuUne shqetesohem per Gencin si aktor,'por duke u shqetesuar per te, njejohesisht shqetesohem per jeten e cdo njerit prej nesh qe mund ti ndodhe kjo semundje. Rasti i nje familjari me kete semundje ndodhi nga fundi i vititi 2013 dhe u operua me sukses tek spitali nr 5. Dua te di se cfare ka ndodhur qe gjerat paskan shku mbrapsht dhe qe ata qe nuk kane 20 mije euro duhet te mbeten invalide per jete, per shkak se e kane te pamundur qe ti gjejne 20mije euro per kete lloj operacioni.
PërgjigjuProblemi èshtè i THJESHTÈ , qè HAJDUTÈT Arben Ahmetaj , Leonard Solis , Vangjel Tavo , Petrit Vasili , Tratan PRESH Shehu , Ogerta ManastirLiu kanè bèrè KÉRRDINÈ me tè VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR Ministrinè e SHÉNDETÈSISÈ dhe ZYRAT e SHTETIT !!! Kèta HAJDUTÈ , GRABITQARÉ dhe PLAÇKITÈS té URRYER duhet tè VAREN tek SHESHI SKÉNDÈRBEJ dhe t'ju KONFISKOHEN té gjitha PRONAT dhe LLOGARITÈ BANKARE
PërgjigjuMos harrove shokun e Edit dhe grabitqarin e PPP Ilir beqja
Nje qeveri qe paston parat e pista me prerje shiritash dhe un i ofron sherbim shendetsor qytetareve te thjesht.Per veten e tyre shkojn ne klinikat me te mira ne bot me leket e ktij populli qe i mban ende ne pushtet
PërgjigjuGenci i meriton te gjitha levdatat sepse eshte dhe djale i shkelqyer. Problemi qendron se ku kane vajtur investimet ne mjekesi? Miliona euro koncesione te padobishme, tendera gjoja sekrete ne kohe pandemie etj etj. QSUT ka ndryshuar por meda duket vetem fasada. Milonat e eurove te koncesioneve kriminale duhej te shkonin ne investime aparaturash, ne pagesa per mjeket qe jane shume te kulafikuar. Nuk duhej qe te njejtet mjeke te QSUT te benin te njejten pune ne spital privat kur milionat e eurove te shperdoruara dhe vjedhura fare mire do i sherbenin cdo njeriu si te thjeshte si personalitet. 110 milone euro eshte vetem koncesioni deshtuar i check up. A do mbaje pergjegjesi njeri per kete krim qe kushton jete njerezish? Keto duhet te denomcoje me force dhe perdite medis.
PërgjigjuPara disa ditësh ZV. Ministres se Shendetesise ju akordua nje fond 30milion apo 50milion per tu vizituar jashtë pra kjo eshte drama zv.ministrja e shendetesise nuk ka besim dhe nuk mund te vizitohet neper spitalet qe ajo i drejton
Përgjigju