Bizneset në perimetrin e jashtëm të stadiumit ‘Air Albania’ janë bërë objekt përplasje mes policisë së shtetit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo e fundit fillimisht ka bërë publike një letër të policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër organizimin e ndeshjes së kombëtares kundër Anglisë të dielën në orën 18, me arsyetimin se strukturat e vendosura jashtë stadiumit nga bizneset cënojnë standartet e sigurisë.
Nuk ka vonuar shumë dhe për situatën e krijuar ka reaguar Policia e Shtetit, e cila ka hedhur poshtë pretendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar edhe për frymën e munguar të bashkpunimit.
Sipas policisë së shtetit FSHF duhet të negociojë për çdo rast të ngjashëm me ta dhe jo me policinë e Tiranës, e cila gjithsesi nuk i ka kthyer përgjigjje negative, por i ka kërkuar federatës rinegocim për perimetrin e jashtëm të stadiumit, që është bërë shqetësim edhe për UEFA-n.
Policia e Shtetit më tej konfirmon se nëpërmjet strukturave të saj ka marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, por edhe shoqërimin e ekipit mik gjatë kohës që do të qëndrojnë në Tiranë. Përballja mes Shqipërisë dhe Anglisë është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
"Sot në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë, me numër protokolli 2877, e datës 23.03.2021, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me firmën e Drejtuesit të Parë, Rebani Jaupi, e cila thekson se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, në datë 28 Mars 2021, ora 18:00.
Gjendur përballë situatës ku autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 17.03.2021, me numër protokolli 538, drejtuar Znj. Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoratit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”, kërkojmë reagim urgjent të këtyre strukturave.
Anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar,"- thotë FSHF në një njoftim e bërë paradite.
Ndërkohë që policia tha se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë. Policia sqaron situatën sipas saj dhe garanton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri - Angli.
Zgjerimi i bizneseve pranë stadiumit ‘Air Albania’ është kthyer në një shqetësim për UEFA-n. Kjo e fundit ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të lirojë ambientet rreth e qark impiantit, pasi në të kundërt rrezikohet ndeshja me Anglinë, që luhet me 28 mars për kualifikueset e Botërorit. Për pasojë FSHF me anë të një letre i ka kërkuar IKMT-së që të lirojë hapësirat, duke qenë se zgjerimi pa kriter i bizneseve i ka humbur qëllimin kryesor stadiumit, që është organizimi i një ndeshje futbolli. Për këtë situatë FSHF ka vënë në dijeni si kryeministrin Rama ashtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
Shkresa e Policise
"Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë". Ky është reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pas alarmit që ngriti Federata Shqiptare e Futbollit për sfidën e 28 mars në stadiumin 'Air Albania'.
Policia sqaron situatën sipas saj dhe garanton se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri - Angli.
"Më 25 shkurt, në ambientet e Policisë së Shtetit, me përfaqësues të FSHF, zotin Lysien Nurishmi, është zhvilluar një takim para-përgatitor ndërmjet përfaqësueseve të FSHF-së dhe drejtuesve kryesorë të strukturave të Policisë së Shtetit. Aty u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eskortimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik. Në datë 3 mars, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me shkresë, ku ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ka bërë rigonicionin e perimetrit të jashtëm të sigurisë të stadiumit, nisur edhe nga shqetësimi i bërë publik nga vetë FSHF, se rreth stadiumit dhe në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në këtë kuadër i ka kërkuar FSHF-së bashkëpunimin për sigurinë e aktivitetit, kjo edhe përmes komunikimit shkresor.
Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave duke përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë që do të jenë të angazhuara. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë të ekipit mik, do të angazhohen strukturat e DVP Tiranë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit. Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë. Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri - Angli", thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.
Shpikje made in Albania
PërgjigjuCojeni ne Elbansan
PërgjigjuNa plasi trapi se nuk do tu zhvilloka kjo ndeshje...
PërgjigjuMerrini hajdutet Armando Duka dhe Arben Dervishi futini brenda si pergjegjesit kryesore qe kane kthyer stadiumin nga stadium ne kafene qebaptore etj.
Përgjigju