TIRANË- Numri i hospitalizimeve nga COVID- 19 aktualisht është i ulët, 19 persona të shtruar, por postcovid reflekton komplikacionet e mëvonshme ndaj numri i shtrimeve në pavijon posaçërisht për këta të sëmurë në sanatorium është më i lartë.
“Përgjithësisht pjesa më e mirë e tyre janë në gjendje të mesme deri në të rëndë. Kanë kryesisht probleme me insufiçencën respitore, pra kanë nevojë për oksigjeno-terapi që varion nga pacienti në pacient”, tha pneumologu Arben Tanka.
Ai shprehet se aktualisht 25 pacientë po marrin trajtim dhe komplikocionet janë të ndryshme.
“Ka dhe pacient të tjerë me pasoja që i ka lënë COVID siç mund të jetë trompoza si të arteries pulmonare tëso mushkërisë si dhe trompoza në pjesë të tjera të sistemit vaskular”, tregon ai.
Edhe pse shtrimet postcovid, po trajtohen në normalitet, numri i urgjencave ditore është i lartë.
“Ka edhe pacientë që kanë disekuilibrim të diabetit dhe pacient të tjerë me probleme arteriale apo probleme veshkash. Edhe ardhjet e reja në urgjencën tonë variojnë nga 3-5 pacient me postcovid çdo ditë”, thotë pneumologu.
Mes personave që paraqesin komplikacione janë dhe të rinj të moshës 30-40 vjeç dhe pjesa më e madhe janë të pavaksinuar.
“Ka pas pacient të moshave mbi 30 vjeç dhe fasha 30-40 vjeçar që kanë pas probleme të postcovidit. Nuk diskutohet që ka dhe pacientë më të mëdhenj se 60 vjeç, dhe më të rinj, por mesatarja është 60 vjeç”, tha ai.
Mjekët apelojnë për vaksinim për të parandaluar rastet e rënda të COVID dhe fatalitetet. Në total deri tani janë kryer rreth 2.8 mln vaksinime në të gjithë Shqipërinë.