Ne Shkodër u përkujtua 29 vjetori i dy prillit ku mbetën dëshmor të demokracisë 4 djem shkodran në lule të rinisë. Organizimi ishte modest duke patur parasysh situatën e pandemisë së covid-19 e megjithatë organizatorët përçuan mesazhin se gjaku dhe aspirata për liri dhe demokraci nuk harrohet. Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli si dhe familjarë të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes.
Me rastin e kësaj përkujtimoreje Harris Murana, kryetari i shoqatës '2 prilli' deklaroi: "Jemi mbledh për me thënë që gjakun e martirëve nuk e harrojmë. Jemi mbledh me thënë që Shkodra është ajo shekullorja që nuk ka pranuar kurrë padrejtësi, nuk ka pranuar kurrë nënshtrim. Falenderoj këdo që pavarësisht këshillave tona ka marrë përsipër rrezikimin e jetës për të qenë më ne. E kam fjalën për gazetarët. Iu uroj shëndet e të mira edhe betejën para gjaku të martirëve që nuk e harrojmë dhe kemi për të qenë këtu shumë e shumë herë të tjera për me treguar që gjaku i atyre që shkuan, s'do e harrojmë kurrë. Kemi për të bërë të pamundurën që aspiratat e tyre me u plotësuar dhe Shqipëria të bëhet ajo që kemi dëshiruar në atë kohë. Faleminderit dhe shëndet e jetë Shkodrës dhe shqiptarëve."
Sakaq Xhevdet Amuli, kryetar i Partisë Demokratike në Shkodër është shprehur: "Të nderuar familjarë të dëshmorëve të demokracisë, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe në emrin tim dua t'u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjet e familjarëve të tuaj në lule të rinisë. Sot duhej të mbahej një organizim madhështor, për të kujtur këtë ditë të shënuar, por në kushtet në të cilat ndodhemi e kishim të pamundnur të bënin diçka të tillë. Si sot para 29 vitesh shkodranët si asnjëherë tjetër u bashkuan kundër diktaturës komuniste e cila për 45 vjet me radhë nuk solli asgjë tjetër përveç pushkatimeve dhe internimeve. Momenti qëndresës së shkodranëve për një Shqipëri si gjithë europa. kjo ishte dita që u shkatërruan njëherë e përgjithmonë themelet e komunizmit."
Ata dhane jeten dhe u vrane ,Si shume Martire te tjere ..Por Kriminelet Si Ramizi apo Ajo shushunja Nexhmije e me rradhe vdiqen Si Mbreter .Dhe asnje gjembe nuk Ju futen ne kembe.. Martiret vrdsin,ndersa Kriminelet jetojne Si Bossa..
PërgjigjuPo organizatoret e vrasjeve te 2 Prillit Berishen me falangate tij i kishit thirr mo?
PërgjigjuShikoni kafshet,as maska mbrojtese as respekt distance.Ligji i emergjences ndalin cdo lloj tubimi e perkujtimi more kafsh.Se duhet ti kerkoj ndjes kafsheve qe po i krahasoj me keto perbindsha.Ku eshte PD -ja qe i do te miren popullit dhe nuk i ndalon perbindeshat e vet?
Përgjigju