DURRËS - Është nënshkruar këtë të martë marrëveshja mes Fincanterit, kompanisë së prodhimit të anijeve me bazë në Itali, dhe KAYO-s, kompanisë shtetërore për sigurinë, që do përfshijë prodhim anijesh, si për nevojat e flotës shqiptare, ashtu edhe në të ardhmen për mundësitë e esksportit.
Në praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologut italian të këtij të fundit, Guido Crosetto, u firmos edhe Letra e Mirëkuptimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese "Libra" në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
Pas nënshkrimit të dokumenteve të mësiperme, kreu i qeverisë tha se dita e sotme dëshmon përpjekjet për thellimin e miqësisë mes dy vendeve.
“Dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve.
T’u japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.
Crosetto tha se raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë në një fazë shumë pozitive dhe ndërvepruese, e cila do të rritet vazhdimisht, në disa fusha.
"Dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë për të bashkëpunuar me Shqipërinë si në fushën e Mbrojtjes ashtu edhe në çështjet me karakter ekonomik. Sigurisht që anija Libra nuk përbën thjeshtë një pike-mbërritje por një pike-nisje të bashkëpunimit të mëtejshëm të shkëlyqer mes vendeve tona, ashtu si edhe në bashkëpunimin mes forcave tona të armatosura edhe në industri. Ne jetojmë në kohë të vështirë ndaj kombet duhet të kuptojnë që duhet të bashkëpunojmë më ngushtë së bashku. Prej ditës së sotme do të rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit, që do të forcohet. Nën udhëheqjen e kryeministrit Rama dhe kryeministres Meloni për të forcuar bashkëpunimin në të gjtha fushat",- tha Crosetto.
Gjithashtu edhe ministri Vengu deklaroi se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
Para nënshkrimeve, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri Crosetto vizitoi anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur për tre ditë.
Fincantieri është një kompani italiane ndërtimi anijesh me seli në Trieste, Itali. Ndërtuesi më i madh i anijeve në Evropë, pas blerjes së kompanisë Vard në vitin 2013, u dyfishua në përmasa për t’u bërë i katërti më i madh në botë (në vitin 2014). Kompania ndërton si anije tregtare ashtu edhe ushtarake.
Kompania është e listuar në Borsa Italiana (Bursa e Milanos) dhe është pjesë e indeksit FTSE Italia Mid Cap. Fincantieri projekton dhe ndërton anije tregtare, anije pasagjerësh, anije për përdorim në det të hapur dhe anije luftarake, dhe është gjithashtu aktive në sektorët e konvertimit dhe riparimit të anijeve.
Fincantieri punëson rreth 10,000 punëtorë në tetë kantierë ndërtimi anijesh, dy qendra projektimi, një qendër kërkimi dhe dy impiante prodhimi për komponentë mekanikë. Edhe 10,000 persona të tjerë kontribuojnë në zinxhirët e saj të furnizimit.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri Guido Crosetto vizitoi pasditen e kësaj të marte anije historike dhe turistike “Amerigo Vespucci”, e cila rikthehet në Durrës pas më shumë se dy vitesh do të qëndrojë e hapur për tre ditë. Në fund të turit brenda anijes, Rama dhe Crossetto shkëmbyen mes tyre disa dhurata.
Pas firmosjes së kontratës së firmës shqiptare KAYO bashkë me firmën italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve luftarake dhe për dhurimin e anijes ‘Libra’, ka folur dhe Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.
Vengu ka theksuar se kjo ka qenë një vullnet mes dy vendeve për të bashkëpunuar dhe për të shtuar përpjekjet, sipas tij, për industrinë e mbrojtjes.
'Dhurimi i anijes Libra tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe është një akt që tregon miqësinë tonë. Dhurimi i anijes Libra do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivat e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Dhe përgjigjja jonë në këtë rast, së bashku me Guidon dhe me ekipin e tij që na kanë mbështetur në këtë rast, nuk ka rëndësi të nisesh në një përpjekje por edhe të ngulmosh, siç është dhe motoja e anijes që kemi pranë. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij Ficantieri-t dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetëzimin e PashëAlimanit. Bashkëpunimi mes KAYO dhe Fincantieri do të ketë një punë të dyfishtë, ai nuk do të fokusohet vetëm në raportet luftarake por edhe në raportet tregtare mes dy vendeve.'-tha Vengu.
Komente

TE RINGRIHET KANTIERI DETAR NE DURRES,,VLORE,,E SHENGJ8N....
PërgjigjuMe ardhka keq per "hillary"...nejse do ta kaloje, te shkuara e sa me lehte.
PërgjigjuPrit se kjo nuk eshte gje por do vershoje nafta e Shell, do prodhohet mercedes-benz, ferrari, avionet Boing, etj etj por keto do behen deri me 11 Maj 2025 ora 20:00 pastaj per 4 vjet se cdo na ikin keto prodhuesit nderkombetar dhe vet sdo e dime
PërgjigjuLum kush te rroje...! Shqiperia ka nje te ardhme te shkelqyer ne BE . Zoti e bekofte Shqiperine, e Dio benedica l'Italia!
PërgjigjuJan zgjedhjet o shok ,kyt mhb kan kta para zgjedhjeve vec premtime(rrena),naj thes me miell ,naj 50€ , edhe per 4 vjet ciao.