Në Shqipëri qarkullojnë 3.8 mld euro jashtë bankave! Shoqata e bankave propozon tavan 750 € për pagesat ‘cash’

12 Nëntor 2023, 07:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 15:28

  • Share

Çdo gjë në vend mund të blihet me lekë në dorë, pavarësisht nëse është produkt ushqimor që kushton pak, apo shtëpi ose automjet që ka vlerë më të lartë.

Kjo metodë e pagesave e përqendruar pothuajse tek paraja në dorë, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi.

Për të ulur këtë kulturë pagese  Shoqata e Bankave thotë se do të caktojë një tavan, ku qytetarëve u vendoset një limit, derisa mmund të jetë vlera e cash-it që mund të mbajnë. Sipas tyre një vendimmarrje e tillë do të ndihmonte ekonominë, kundër informalitetit, pasi qarkullimi i parasë do të ishte i kontrolluar.

Ata propozojnë që pagesat e lejuara në cash të mos jenë më të larta se 750 euro. Ose opsioni tjetër është që tavani i lejuar për pagesa cash të jetë sa paga mesatare që ka vendi.

Këtë propozim ata e bëjnë duke u marrë si referencë vendet e rajonit, ku Maqedonia e Veriut aplikon një tavan për pagesat cash në vlerën 500 euro.

Edhe Komisioni Evropian i ka rekomanduar Shqipërisë të vendos një tavan për përdorimin e parave cash, në mënyrë që fuqizohen sistemet e pagesave elektronike.

Por Banka e Shqipërisë e pyetur më herët nga Report TV, është shprehur se pa u reduktuar informaliteti që ka ekonomia nuk mund të ndërmerret një hap i tillë.

Paraja jashtë bankave sipas të dhënave të bankës qendrore në fund të shtatorit ishte 3.86 miliardë euro, nga 3.67 miliardë euro që ishte vjet, duke u rritur me mbi 191 milionë euro në një vit.

Aktualisht në ligjin për procedurat tatimore vetëm bizneset kanë të detyruara që pagesat mbi 150 mijë lekëve të bëhen në rrugë bankare, kurse për individët s’ka kufizime.

Tab-QARKULLIMI I PARASË JASHTË BANKAVE

Shtator 2023                3,868,422,607 euro

Shtator 2022                 3,676,730,166 euro

Diferenca                    +191,692,441  euro

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali berisha: 13/11/2023 08:50

    deklaroni ku i qoni taksat e naftes 50 cent vjen ne port 1 liter naft dhe taksa eshte 1300 lek baji pak llogorite 2milion makina ngjiro ne shqiperi brend a nje dite nga 10 litra naft hargjim sa miliarda ne dite fitoni si superkriminela qe jeni deklaroni kto iher pastaj kerkoni llogori popllit

    Përgjigju
  • sali berisha: 13/11/2023 08:45

    si shtet qe je deklaro ku i qon taksat e popullit pastaj deklarojm ne leket ty. jeni superkriminela robshkerdhyma shiko naften vjen 50 cent Litra dhe e ven taksen 1300 lek ,1 milion makina ngjiro ndite me nga 10 litra secila hargjon beje pak llogorine sa i bie te fitoni taksa ju ne ni liter per nje personmakine na i deklaro ku i qon gjith kto triliarda ditore pastaj kerko llogori bythqira

    Përgjigju
  • Diskutim qesharak: 12/11/2023 14:21

    Diskutim qesharak ne nje vend me shtet qesharak. Pas luftes, komunistet e vendosen kontrollin mbi ekonomine per pak muaj: vulosje e kartmonedhave, konfiskim i arit dhe valutes se fshehur, tatim i jashtezakonshem mbi fitimet e luftes. E njejta gje behet edhe sot me menyra me pak brutale se atehere nga çdo shtet serioz: deklarim i detyrueshem vjetor i te ardhurave nga te gjithe, databaza qe te lejojne te monitorosh pasurine e dikujt ne banka, hipoteka, regjistra automjetesh etj.

    Përgjigju
  • Populli: 12/11/2023 13:33

    Bankat te shohin ne rradhe te pare komisionet (llogari rrjedhese psh) qe i kane ne stratosfere pastaj mund te kerkojne kesi gjerash...

    Përgjigju
  • Realiteti: 12/11/2023 13:27

    Po çunat e Anglise si do t’i investojne leket ne atdhe pastaj? Pse beni sikur nuk e dini se cili eshte motori i vertete i ekonomise shqiptare? Jane keto gangot qe s’dine t’u japin makinave.

    Përgjigju
  • Tariffa shkollore: 12/11/2023 12:52

    Vetem nje tarife shkollore Ben 2500€ viti pra tavani duhet te jete aq sa paguajne studentet nje fee ne shkolla ora 250,000 lek apo 2.5mil lek vjetra idem 2500$ , sa per parane me cash ne Austri Portugali dhe 7-8 vende EU perfshi vende zhvilluar ke te drejte deri ne 10,000€ , ndaj Shqiperia ta beje kuoten 5000€ maksimumi ndryshe ska kuptim

    Përgjigju
  • EDD: 12/11/2023 10:33

    Jeni në 3shen e parë në listën e vjedhjeve ndaj popllit shqiptat.Nëse ka institucion që sa hy në der të rrjepin jeni ju ,spitalet e gjykatat.

    Përgjigju
  • agron: 12/11/2023 10:11

    E cpune kane bankat private se sa lek mbajme ne shtepi ne ???eshte njesoj sikur te mblidhen shoqerite e qumeshtit dhe te thone mos mbani lope ne shtepi se qumeshtin e merrni te ne ?? Si gjithmon ky shtet pleher sa ngrihet ne mengjes shpik lloj lloj gjerash me ja futur popullit .

    Përgjigju
    • Pjeter: 12/11/2023 12:47

      Oo kan o si nun kane!!! U ka rene era miliarda euro, e qe mund te shkojne drejt ne xhepat e tyre pa u munduar fare! Po u be si thone keta, vjelin miliarda vetem nga komisionet!!! Deri tani nuk hapnin goje, sepse punonin si lavatrice pa shume probleme, dhe kishin nga nje thele te majme, tani sikur u ka hyre frika, sepse keta te SPAK-ut, u kane dale jashte kontrollit, por thelen nuk duan ta humbasin ama, dhe uup zgjidhja, vetem 750 euro kesh per shit- blere, i bie ç'do gje nepermjet bankave, te zgjuar keta te shoqates bankare, por harrojne qe gjithe si mal me miljarda euro jashte bankave ne Shqiperi, nuk eshte si rezultat i keshit neper xhepa apo vetem evaxiinit fiskal, por si rezultat i vjedhjeve, e pislleqeve kriminale, ku keto vete kane qene protagoniste!!

  • Askushi: 12/11/2023 08:24

    Bankat jan hajdute me licence.e mbledhin parane me perqidje te ulet dhe ta japin kredine me te fundos dhe per depozitat e popullit kur falimentojne nuk mbajne pergjegjesi.jan te pangop

    Përgjigju
  • Turi: 12/11/2023 07:51

    Bankat duhet te mbyllen dhe te hapen shteterore , keta fajdexhinj te ndyre qe te rjepin lekuren duan qe tere jeten e njerezve ta kene ne dore , keta maskarenj duhen zhdukur njehere e pergjithmone

    Përgjigju
    • Per kujtese: 12/11/2023 13:21

      Shteterore kane qene bankat gjate gjithe viteve 90-te. Jepej kredia me mik ose kundrejt rryshfetit. Ti thua hajde te krijojme me shume vende pune per militantet se nuk u mjaftojne tatimet, doganat dhe hipotekat.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?