Sport

VIDEO/ 'Ne s'jemi si ju'! Tifozi i Shqipërisë puth gazetarin serb para 'Arenës Kombëtare' në Tiranë

8 Qershor, 14:22| Përditesimi: 8 Qershor, 14:27

  • Share

TIRANË - Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përtej historisë mes popujve dhe emocioneve të këtij dueli, pati edhe momente gazmore.

Diçka e tillë i ka ndodhur gazetarit të Al Jazeera Balkans, Milan Boskovic. Serbi ishte në lidhje direkte përpara "Arenës Kombëtares", kur papritur i ka ardhur një puthje në faqe nga tifozi i kombëtares shqiptare.

Duket se tifozi me veshjen kuqezi donte t'i thoshte "ne nuk jemi si ne". Kanë qenë të shumtë gazetarët serbë në Tiranë për të raportuar në lidhje me ndeshjen, ndërsa vështirë se gazetarët nga Shqipëria apo Kosova do e kenë të lehtë të raportojnë në mes të Beogradit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 08/06/2025 23:36

    Ne Shpi te vet, Zoti esht i lig. Mikpritja duhet te bohet sic na takon. Jo si debila ne kore te degjeneruarish e me sharje sikur num nigjonin motrat e nenat tona ne mes te tiranes. Po jeni te Zot, shkoni si Morina e bejini ne Serbi. Po se di ose e ngaterroni Artin dhe sportin me Nacionalizmag. 22 mije veta kunder 49 vetave. Apo Qeni ne shpi te vet leh??

    Përgjigju
  • Adi: 08/06/2025 23:32

    Sindroma e Stokholmit edhe unë e them! Senatorja belge, Annie Marie Lizin, me një deklaratë të fortë thumbuese e kishte “goditur” Serbinë duke thënë se as ajrin nga Serbia nuk do ta blinte, edhe po të ishte e varur....!

    Përgjigju
  • Arber: 08/06/2025 20:53

    Nuk lidhje stokolmi por Elbasoni

    Përgjigju
  • ?habi: 08/06/2025 19:44

    Sindroma e Stokholmit...!?

    Përgjigju
  • Dielli: 08/06/2025 16:23

    I lumte tifozit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?