Pas zgjedhjeve në Universitetin Ismail Qemali, Roland Zisi është rektori i rikonfirmuar për herë të dytë në krye të Rektoratit të universitetit të Vlorës .Pas përfundimit të procesit votues dhe numërimit të votave sipas komisionit institucional zgjedhor pranë Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, prof.dr i njohur i gjuhë-letërsisë ka fituar 125 vota ndaj 55 votave të kandidates për rektor prof. dr. Yllka Stramarko dhe 15 votave te Kandidatit prof dok Shyqyri Hysi. Zisi ka fituar në të katër fakultetet e universitetit Ismail Qemali. Sipas informacioneve pas numërimit 2 vota u lexuan te pavlefshme.
Edhe në zgjedhjet për dekanë u rikonfirmuan në detyrë 3 ish-dekanët. Në fakultetin ekonomik është rikonfirmuar prof. Albert Qarri, në fakultetin e Shkencave Teknike prof. Hajdar Kicaj, në fakultetin e Shëndetësisë publike është prof. Aurela Saliaj ndërsa në fakultetin e Shkencave Humane prof . Armela Panajoti ka fituar ndaj kandidates Meri Gjoleka ,duke u zgjedhur në mandatin e saj të parë Zgjedhjet e 30 korrikut për autoritetet drejtuese ndryshe nga zgjedhjet e shkuara veç mjetit të identifikimit, votuesve u është matur temperatura para hyrjes në dhomën e fshehtë të votimit dhe janë pajisur më tej me maska dhe doreza si masa këto te nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusi.
Lajmi kryesor:
Del lista e fituesve për zgjedhjet në universitete, Arben Gjata zgjidhet rektor i Universitetit të Mjekësisë (E PLOTE)
//ReportTv.al