Gentjan Bejtja dhe Flodian Plaku
Report Tv mëson se Flodian Plaku, i cili arrestua ditën e djeshme në Orikum pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë Krujës, ka qenë nën vëzhgim për rreth dy muaj nga policia.
Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit është ndjekur Albano Lapshi, personi që i çonte ushqimin ne hotel, si dhe berberi Armando Dano me origjinë nga Shkodra.
Vetëm pak momente pas hyrjes së tyre në hotel, bërë ndërhyrja e policisë duke arrestuar Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri". Ky i fundit u gjend në shoqërine e Julian Aliajt, i cili po ashtu u arrestua dhe me vete mbante një pistoletë. Aliaj ka qenë i arrestuar më parë për trafik lëndësh narkotike.
Pëeveç Plakut dhe Aliajt gjatë operacionit "Eterna" u arrestuan edhe Lapshi e Dano, si dhe pronari i hotelit ku qëndronte "Pole Qorri", Ligor Doko. Ata akuzohen për veprën penale "përkrahje e autorit të krimit".
Lajmi kryesor:
Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Policia për arrestimin e Flodian Plakut në Orikum: Iu gjetën edhe 17 fishekë, 7 celularë e 25 mijë euro! Në pranga dhe 3 persona për ‘përkrahje të autorit’ (EMRAT+VIDEO)
K.M/ReportTv.al
